Lajme

SHSKUK bashkëpunon me Universitetin “Johns Hopkins” në SHBA për trajtimin e pacientëve me COVID

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 06 December 2021

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se ka filluar bashkëpunimin me Universitetin “Johns Hopkins” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas SHSKUK’së, kontaktet e para zyrtare janë vënë sot përmes një tele-konference, ku është diskutuar në lidhje me trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19, dedikuar anesteziologëve- intensivistëve të SHSKUK-së, në të cilën mori pjesë, Arbër Shehu, mjek i diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, që tash punon në Universitetin “Johns Hopkins”, përmes të cilit, sipas këtij Shërbimi është bërë i mundur kontakti edhe me profesorët më eminent të këtij universiteti, David Hager dhe William Garneau.

“Kryesuesja e Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, dr. Agreta Gecaj- Gashi dhe drejtori SHSKUK-së, dr. Valbon Krasniqi, janë shprehur mirënjohës dhe vlerësuan lart kontributin e profesorëve nga Universiteti “Johns Hopkins” në këtë konferencë, e cila është e domosdoshme dhe e mirëseardhur për Shërbimin Spitalor Klinik Universitar”, thuhet nga SHSKUK.

-Advertisement-

Përveç QKUK-së, konferenca është transmetuar edhe në spitalet e përgjithshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera