Lajme

ShSKUK: 320 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 26 September 2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 320 të infektuar me COVID-19 po marrin trajtim në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme. Tutje bëhet e ditur se prej të shtruarve 240 janë me oksigjeno-terapi dhe 38 në gjendje të rënduar shëndetësore.

“Klinika e Pediatrisë dhe Klinika e Gjinekologjisë, nuk kanë pacientë me COVID-19. Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 70 pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 34 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-covid-19, Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 17 pacientë.” shkruante në një postim në Facebook të ShSKUK-së.

Në anën tjetër në Spitalin e Vushtrrisë po trajtohen më së paku pacientë, vetëm dy, kurse ai Pejës ka 67 pacientë me COVID-19, duke prirë në krahasim me spitalet e tjera. Ndërsa në Spitalin e Gjilanit po marrin trajtim 28 të infektuar me koronavirus, në Spitalin e Gjakovës 26, në atë të Ferizajt ka 23 pacientë, në Prizren 18 dhe në Mitrovicë 14.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera