Lajme

Shqiptarja plagosi burrin grek/ ‘Mjeku grek nuk e lejonte të takohej me të bijën’

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 12 November 2021

Zbardhen e detajet e tentativës për vrasje nga një shqiptare ndaj ish partnerit të saj grek një ditë më parë në Athinë.

Mjeku Jorgos Neos i kishte marrë kujdestarinë e vajzës Klodiana Celos me të cilën 13 vjet më parë kishte rënë në dashuri fryt i së cilës është dhe vajza që pas ndarjes u kthye në mollë sherri deri në aktin ekstrem.

Mediat greke shkruajnë se mjeku e kishte njohur fëmijën që lindi në lidhjen jashtëmartesore. Por marrja e kujdestarisë së fundi dhe fakti që vajza jetonte me babain dhe bashkëshorten e tij e ka shtyrë Celon të marrë armën dhe ta qëllojë duke e plagosur.

-Advertisement-

Autorja u arrestua për tentativën e vrasjes së 68 vjecarit me të cilin ka qenë e përfshirë në një kalvar të gjatë gjyqesh pasi ai e ka akuzuar për sëmundje mendore dhe disa ditë e kanë mbyllur në një institucion psikiatri për t i marrë vajzën.

Nga kontrollet mjekësore doli se nuk vuante nga asnjë sëmundje dhe se kjo ishte një tentative për ta larguar nga vajza. Tani Klodiana Celo rrezikon 17 vjet burg.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera