Lajme

Shqiptarja e mbytur nga zjarri, kishte dashur të mbyste veten

Autori: Gazeta inFokus 21:31 | 13 August 2017

Gruaja 28-vjeçare nga Shqipëria, e cila u gjet e vdekur pas shpërthimit të zjarrit në shtëpinë e azilit në Bad Driburg, besohet t`i ketë vënë vet zjarrin objektit. Kështu shkruajnë sot mediat gjermane duke iu referuar informacioneve nga udhëheqësit e hetimeve, njofton wdr.de.

Siç ka shkruar tashmë albinfo.ch, në strehimoren qendrore për refugjatë në Clemensheim të Bad Driburgut, në pasditen e të premtes, rreth orës 16:30 ka shpërthyer një zjarr në katin e dytë të ndërtesës.

Këtu ka gjetur vdekjen shqiptarja, ndërsa një grua tjetër ka pësuar lëndime të lehta, shkruan tag24.de. Fjala është për një grua me handikap ndërsa e gjithë qendra e azilit këtu është e banuar me azilkërkues me nevoja të veçanta.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera