Shqiptari që ka luajtur te ‘Sulejmani i madhërishëm’ tregon si u bë pjesë e serialit
Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 26 October 2020
Aktori Luran Ahmeti është me origjinë shqiptare, por atë e kemi parë në disa seriale turke, mes tyre “Sulejmani i madhërishëm”.
Luran luan rolin e bashkëshortit të motrës së sulltanit, Hysrev Pashait.
Aktori ka luajtur gjithashtu edhe në serialin “Luqina e Ujqërve”.
Luran ishte i ftuar së fundmi në një intervistë me emisionin “Rudina” në TV Klan, ku tregoi si u bë pjesë e kastit të serialit më të suksesshëm turk dhe gjithashtu si u bë pjesë e tregut turk.
“Unë punoja në Turqi dhe para këtij seriali, kam qenë pjesë e disa serialeve shumë shumë të shikuara në Turqi. Kështu në atë kohë më njihnin, bota e produksionit aty më njihnin shumë mirë dhe producentja ekzekutive e cila është edhe shoqja ime më ftoi për të luajtur në këtë serial dhe unë pranova natyrisht. Ishte ftesa e dytë, ndërkohë që më kishin ftuar edhe një herë më herët, por unë kisha marrëveshje më një projekt tjerër dhe nuk u bë. Seriali i parë ka qenë Helveda Rumeli dhe ka të bëjë me Ballkanin. Rumeli i thonë Ballkanit në turqisht dhe ai serial u xhirua në Maqedoni, në Manastir. Një shoku im turk erdhi me ekipin kur po bënin parapërgatitjet për xhirimin e këtij seriali dhe më ftuan ne një kast, audicion. Fati im ishte se aty nevojiteshe një turqishte e cila është me dialekt ballkanas dhe jo një turqishte e mirë e Turqisë dhe në atë audicion fitova një nga rolet e rëndësishme, rolin e antagonistit, më të keqit të serialit. Ai serial pati një sukses jashtëzakonisht të madh në Turqi për dy vite ishte i pari në shikueshmëri në Turqi dhe ky serial mi hapi dyert, pastaj për të vazhduar për projekte të tjera”-rrëfeu aktori.
Të tjera
-
32 vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Suedi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suedi. Si pasojë e një aksidenti ka vdek...
-
Presidenca thotë se kanë konfirmim nga Uashingtoni se asnjë vendim i nënshkruar deri tash nga Trump s’e prek Kosovën
Vendimet e deritashme të presidentit amerikan Donald Trump nuk kanë ndikim ne...
-
Bedri Hamza: Kosova mundet ma mirë për të gjithë, 9 shkurti shans që nuk guxojmë ta humbim
Bedri Hamza ka mbajtur një takim sonte edhe me banorët e Gremës së Ferizajt. ...
-
Daut Haradinaj: Në secilën zonë të Kosovës, fryma e Kosovës fituese po ndjehet si kurrë më parë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën Administratën Trump
Rikthimi i Donald Trumpit në pushtet, qasja që do të ketë ndaj rajonit dhe Ko...
-
Ismaili: Qytetarët anekënd Kosovësvpo e përkrahin vizionin e Bedri Hamzës për zhvillimin e Kosovës
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), një herësh edhe kandidat ...
-
Memli Krasniqi në Prizren: PDK me energji dhe mbështetje të fuqishme drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mori pjesë në taki...
-
Klan Kosova: Arsyet që çuan në prishjen e raporteve mes presidentes Osmani dhe ministres Gërvalla
Shpeshherë i doli në krah, e bëri ministre të Jashtme dhe ia dha bekimin që t...
-
Pagoi gati 7 mijë euro për një natë, Gërvalla nuk takohet me asnjë zyrtar amerikan
Është Ministre për Punë të Jashtme dhe Diasporë, por është ministrja e parë q...
-
Gjuha e Kurtit në tubime, Ismaili i PDK-së: Është model i gabuar
Gjuha e Kurtit në tubime, Ismaili i PDK-së: Është model i gabuar Nënkryeta...
-
Bedri Hamza premton mbështetje për gratë: Unë besoj në një Kosovë, ku gratë janë të lira t’i ndjekin ëndrrat e tyre
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me gra...
-
Imri Ahmeti falenderon qytetarët e Gllogovcit dhe Konjuhit për mbështetje të jashtëzakonshme
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes...