Lajme

Shqiptari kapet duke transportuar emigrantë drejt Kosovës, dy prej tyre të “paketuar” në bagazh

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 01 December 2021

Kukës – A. Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar nga policia e Kukësit për shkak se akuzohet për transportim emigrantësh të paligjshëm kundrejt fitimit.

I riu u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me një automjet tip “Honday”, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të Kosovës.

Njoftimi i policisë:

-Advertisement-

Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës kanë vijuar kontrollet në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë emigrantëve të paligjshëm, për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së.

Si rezultat i kontrolleve u arrestua në flagrancë shtetasi A. Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me një automjet tip “Honday”, emigrantë të paligjshëm, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”./abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera