Sport

Shqiptari, kampion i Evropës

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 28 March 2018

Peshëngritësi Briken Calja ka marrë një rezultat spektakolar në kampionatin europian të peshëngritjes.

Peshëngritësi shqiptar ka fituar medaljen e arit në stilin e shkëputjes.

Calja realizoi të tre provat e tij dhe ngriti fillimisht peshën 141 kilogram, më shumë lehtësi.

Më pas, shtangisti shqiptar ngriti edhe peshën 143 kilogram, për të vazhduar rivalitetin me italianin Zani.

-Advertisement-

Por prova që i dhuroi medaljen e artë, ishte e treta, ku ai ngriti 146 kilogramë.

Një lajm pozitiv për peshëngritjen shqiptare pas lajmeve të këqija që vinin nga dopingu.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera