Fun & Video

Shqiptari gjen një çantë me 6250 dollarë në Australi, ia kthen pronares dhe bëhet lajm në televizion (Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 05 February 2018

Adem Gashi, një shqiptar i cili jeton në Australi, sot në mëngjes në trenin e Sydney ka gjetur një çantë me 6250 dollarë, të cilën ia ka kthyer pronares përmes televizionit  Channel 7.

Gashi përmes Facebook-ut ka njoftuar se pas paraqitjes së rastit, kanë gjetur adresën e gruas dhe ia ka kthyer çantën me gjithë paratë, transmeton Periskopi.

Ky gjest i vlerësuar si shumë human, është bërë lajm edhe në televizionit Channel 7.

-Advertisement-

‘’Sot ne Mengjes duke udhtuar me Tren e kam Gjetur nje Qant me $ 6250 pastaj Kam kontakruar me Televizionin channel 7 ,dhe se Bashku me ta kemi Gjetur Adresen e asaj Gruas te ciles i kishte Humbur Qanta dhe ja Kam Kthyer Qanten me gjithe Parat.

Shpresoj se te gjith njerzit duhet te bejne keshtu sepse eshte Ndjenje e mire kur Humb diqka dikush me ti sjell ne shtepi.’’, ishte postimi i Adem Gashit./Periskopi/

Shikojeni storjen televizive:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera