Shqiptarët të pa interesuar për zgjedhjet, preferuan telenovelat turke
Autori: Gazeta inFokus 08:09 | 26 June 2017
Votimet për zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit u mbyllën duke shënuar një pjesëmarrje ndër më të ulëtat historike, me më pak se 50% të atyre që kanë të drejtë të votojnë (45.6%, sipas KQZ).
Arsyet janë të shumta si vapa, festa e Bajramit, apo dhe zhgënjimi nga qeverisjet e dekadave të fundit dhe vala e fortë e emigracionit.
Kjo “braktisje” u pa dhe në interesin e ulët për të ndjekur ecurinë e votimeve. Ndonëse pjesa më e madhe e televizioneve ishin angazhuar maksimalisht dhe kishin shpenzuar për të sjellë me lidhje direkte zhvillimet më të fundit dhe për të mbajtur të lartë interesin në çdo moment përmes komenteve të analistëve, askush prej tyre nuk e arriti të mbërthejë audiencën.
Përkundrazi, shqiptarët indiferentë preferuan të ndjekin programme të tjera. Në mbrëmje, pas orës 8, teksa votimet përfunduar dhe komentet u ndezën, rezulton se pjesa më e madhe e shikuesve preferuan të ndjekin telenovelën turke në TV Klan. Ky i fundit, për të dytën periudhë zgjedhore radhazi ka zgjedhur të vijojë më programacionin normal dhe të mos ofrojë mbulim të dedikuar të procesit të votimit.
Sipas të dhënave në kohë reale nga Telemetrix, një kompani e matjes së audiencës, në prime time , pas orës 20 treguesi i audiencës, “share” (audienca e një programi televiziv të veçantë e shprehur si përqindja e popullsisë që shikon televizor në një kohë të caktuar) shkoi për TV Klan, që po transmetonte si çdo të diel telenovelën “Fate të Kryqëzuara”. ‘Share’ e kësaj telenovele arriti në 43% nga ora 21.00-23.00 e mbrëmjes të së dielës. Edhe më herët, ishte sërish Klan që mori audiencën me emisionin e “Diela Shqiptare” të Ardit Gjebreas, me ‘share’ të ngjashëm.
Për krahasim, programi i dytë më i ndjekur në prime time, pas orës 21, ishte fillimisht Top Channel, me emisionin special Top Story, që në orën 21.00 arriti ‘share’ maksimal prej rreth 23%, për t’ia kaluar më pas stafetën News 24, që me emisionin “Studio e Hapur”, që pas orës 10 arriti një ‘share’ maksimal prej 18%.
Përgjatë ditës, nga televizionet që kanë transmetuar direkt dhe pa ndërprerje lajmet nga procesi i votimit, ai që ka arritur të tërheqë më shumë shikues ishte News 24, që ka mbizotëruar gjatë gjithë ditës, me një share maksimal prej gati 27%, afër orës 13.00. Por, më pas audience ka rënë, pas fillimit të “E diela Shqiptare” në Klan. Televizioni i dytë më i ndjekur ishte Top Channel dhe më pas vjen Ora News. Audiencë më të ulët kishin TVSH e Vizion Plus./Monitor
GRAFIKU: Audienca e mesditës e televizioneve që mbuluan zgjedhjet
Të tjera
-
Mot më stabil në javën e fundit të nëntorit, temperaturat rriten përreth mesatareve
Java vijuese parashihet të dominohet nga kushte më stabile meteorologjike. ...
-
Peci del me një video-adresim, sulmon opozitën dhe mediat që ia publikuan skandalin për grantet
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar një video lidhur me lajmet...
-
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në...
-
Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se b...
-
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në trafik
Një i vdekur dhe më shumë se 360 të tjerë të lënduar në rrugën Prishtinë-Podu...
-
U bë virale nga videoja ku tregonte se këngëtarët duhet të paguajnë tatim edhe për bakshishe, kontabilistja rrëfen si e bëri profesionin e saj të “dhezë” edhe në Tik Tok
Kontabilistja e sukseshme Elvira Ibrahimi Hoti në emisionin “Gratë n’Fokus me...
-
“Ajo ka përgjegjësi direkte” – Befason deputeti i AAK-së, e kritikon Presidenten Vjosa Osmani për fjalimin kundër Albin Kurtit në Kuvend
Deputeti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka reaguar për...
-
Haradinaj në “Darkën e Lamës”, në Deçan: Kjo darkë është kujtesë për rëndësinë e traditave, jemi dhe do të mbetemi gjithmonë një kombë i fortë e i bashkuar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, ka marrur pjes...
-
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë – Podujevë
Punimet për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Podujevë janë duke vazhduar. Megji...
-
Parandalohet kontrabanda me mallra në Viti
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë intensifikuar op...
-
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, javën e ardhshme mbahen katër seanca
Javën e ardhshme do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Ç...
-
Reagimi i Fahrije Hotit e avokatëve dhe përgjigja e Pecit, përfshihet edhe Pacolli: Runa zot nga ministra hajna, arroganta e gënjeshtarë
Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi Fahrije Hotit dhe dy avokatë...