Fun & Video

Shqiptarët i shkruajnë letër Google MAP: Përditësoni pamjen satelitore

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 25 May 2017

Për plot 90 ditë Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e bllokoi nja çadër e madhe në të cilën u ngujua Partia Demokratike. Historinë nga fillimi në fund të saj e di sot i madh e i vogël, ndaj s’ka shumë nevojë për koment.

Mirëpo, përpos kostove politike, ekonomike e sociale, çadra la edhe një njollë në imazhin e vendit në Google. Po të hysh në Google Maps, sheh që në Bulevard është akoma çadra. Kjo pasi nga fotografimet satelitore të Google që bëhen një herë në vit, nuk janë përditësuar. Kështu praktikisht do të duhet të presim një vit që Bulevardi të “zhbllokohet” në Google Maps.

Pikërisht që kjo njollë të hiqet, FRESSH (Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar) i ka bërë një letër zyrtare Googel-it që ta heqë nga bulevardi çadrën.

-Advertisement-

Më poshtë letra e plotë që kryetari i FRESSH-it i ka dërguar Google-it në emër të forumit:

1600 Amphitheatre Parkway Mountain Vieë, CA 94043 SHBA

Tiranë, 24 Maj 2017

Të nderuar,

Më lejoni që në emër të FRESSH-it, organizatës rinore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, të raportojmë një gabim dhe të sugjerojmë redaktimin përkatës në programin Google Maps për një nga pikat e referimit të Tiranës, kryeqytetit të vendit tim.

Jemi njohur së fundmi me pamjen satelitore të bulevardit qendror të Tiranës, “Dëshmorët e Kombit”, e cila pasqyron gabimisht imazhin e një çadre të pozicionuar ndërmjet godinës së Këshillit të Ministrave dhe asaj të Kuvendit.

Është e vërtetë që në prag të zgjedhjeve parlamentare, mbështetësit e Partisë Demokratike në opozitë, organizuan një protestë 90-ditore duke ngritur një çadër në bulevard dhe duke shpallur bojkotin e parlamentit për të ushtruar presion me kërkesën e tyre të çuditshme për krijimin e një qeverie teknike për mbikqyrjen e zgjedhjeve.

Ndërkohë që, prej 18 majit, çadra u hoq duke çliruar kalimin dhe liruar bulevardin pasi presioni në rritje i diplomatëve të BE-së dhe SHBA-së ndaj Partisë Demokratike, ndihmoi që opozita t’i jepte fund bojkotit të zgjedhjeve të ardhshme të qershorit.

Pas tre muajsh çrregullimi dhe çoroditjeje, bulevardi kryesor i Tiranës është sërish i lirë dhe i hapur që qytetarët e kryeqytetit, të cilët mund të kryejnë normalisht aktivitetet e tyre të përditshme jetësore.

Do t’ju luteshim që të kishit mirësinë të përditësoni pamjen satelitore të bulevardit kryesore të Tiranës, “Dëshmorët e Kombit,” tashmë të çliruar nga imazhi i çadrës.

Sinqerisht,

Eljo Hysko,

Kryetar i FRESSH Forumi Rinor Euro-Socialist i Shqipërisë./Lapsi.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera