Sport

Shqiptarët shkëlqejnë në Botërorin e MMA

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 16 November 2017

Ermal Hadribeaj dhe Florian Doskja janë në gjysmëfinalet e kampionatit Botëror të MMA, që po zhvillohet në Bahrein.

Sportistët shqiptarë fituan ndeshjet çerekfinale, të mbajtura të mërkurën. Ata tashmë e kanë të garantuar medaljen e bronzit, por synojnë më shumë.

Paraqitja e dy sportistëve shqiptarë ishte spektakolare, duke i shtuar edhe më shumë shanset që të triumfojnë edhe në ndeshjet gjysmëfinale.

-Advertisement-

Të enjten, Doskja do të përballet me përfaqësuesin e Bahrenit, Magomedov, ndërsa Hadribeaj me amerikanin Tomas. Në botërorin e arteve marciale mikse marrin pjesë rreth 400 sportistë nga e gjithë bota.

Shqipëria përfaqësohet nga dy sportistët Hadribeaj dhe Doskja, të cilët deri në këtë fazë kanë shkëlqyer.

Ndeshjet e plota:


Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera