Shqiptarët po bëjnë më pak fëmijë se serbët e malazezët
Autori: Gazeta inFokus 08:56 | 24 March 2021
Lindshmëria u përkeqësua në të gjithë Europën gjatë vitit 2019, kurse Shqipëria hyn në mesin e vendeve me treguesin më të dobët të indeksit të fertilitetit në kontinent.
Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2019, në të gjithë Bashkimin Europian kanë lindur 4.17 milionë foshnje, duke vazhduar një trend rënës që filloi pas vitit 2008, kur në BE lindën 4.68 milion fëmijë.
Shkalla totale e lindshmërisë ishte 1.53 lindje për grua në BE në 2019, një rënie e vogël nga kulmi i saj i fundit në 2016 (1.57), megjithatë një rritje krahasuar me 2001 (1.43).
Në Shqipëri, indeksi i fertilitetit ishte më i ulët se mesatarja e BE me vetëm 1.36 nga 1.37 që ishte më 2018 dhe me një përkeqësim të dukshëm nga viti 2000, ku ky tregues ishte 1.9.
Indeksi i fertilitetit poshtë 2.1 tregon se popullsia është nën normën e zëvendësimit dhe po shkon drejt rënies. Shqipëri e kaë humbur normën e zëvendësimit prej vitesh, ndërsa në Europë ky proces ka qenë më i ngadaltë.
Në Rajon, Serbia dhe Mali i Zi kishin një indeks të fertilitetit më të mirë se Shqipëria përkatësisht me 1.52 dhe 1.77.
Në vitin 2019, shkallën më të lartë të lindshmërisë e kishte Franca me 1.86 lindje të gjalla për grua dhe ishte Shteti Anëtar me nivelin më të lartë të lindshmërisë në BE, ndjekur nga Rumania (1.77), Çekia, Irlanda dhe Suedia (të tre 1.71) dhe Danimarka (1.70).
Në të kundërt, nivelet më të ulëta të lindshmërisë janë vërejtur në Maltë (1.14 lindje për grua), Spanjë (1.23), Itali (1.27), Qipro (1.33), Greqi dhe Luksemburg (të dy 1.34) dhe Shqipëri me 1.36.
Në vendin tonë, gjatë periudhës 2011 – 2020 lindjet në shkallë kombëtare kanë rënë me 18%. Nga 34,285 bebe të lindura më 2011 në vitin 2020 linden 28,075. Qarku i Kukësit shënoi rënien më të madhe në shkallë vendi. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit në prefekturën Verilindore lindshmëria shënoi rënie me 37.8 për qind.
Pas Kukësit, rënien më të madhe të lindshmërisë gjatë dekadës së fundit e ka shënuar Qarku i Beratit me 34.3%. Gjirokastra renditet e treta për rënien e madhe të lindshmërisë me 32.2% dhe më pas Vlora me mbi 31% për të njëjtën periudhë. Në të kundërt rënien më të ulët të lindjeve e kishin Tirana dhe Durrësi përkatësisht me -1.6 dhe -12.0%. Këto dy qarqe, edhe pse me rënie të lindjeve, kanë shtesë natyrore pozitive të popullsisë për shkak të zhvendosjeve nga rrethet e tjera drejt tyre.
Si pasojë e kësaj situate, zhvillimet demografike janë duke u zhvilluar sipas skenarëve pesimistë të projeksioneve të popullsisë.
Sipas rishikimit të fundit që i takon periudhës 2019-2031, në skenarin pesimist indeksi i fertilitetit për një grua në vitin 2019 ishte 1.36 njësoj si në skenarin pesimist, por në të ardhmen treguesi mund të përkeqësohet përtej këtij skenari për shkak se anketat e tërthortë tregojnë se emigracioni në dekadën e fundit ka qenë më i lartë se pritshmëritë.
Vendet e Europës Lindore përjetuan rënie të lindshmërisë gjatë viteve 1990 dhe 2000, ku indeksi Sintetik i Fekondimit (ISF) arriti në nivele shumë të ulëta. Rastet më ekstreme janë ato të Bullgarisë (1,09 fëmijë për grua) dhe të Republikës Çeke (1,13 fëmijë për grua), për pjesën tjetër të vendeve të Evropës Lindore iSF arriti minimumin, rreth vlerës 1,2 lindje për grua. Në hipotezën e lindshmërisë së ulët në Shqipëri mendohet që iSF do të arrijë nivelin 1,2 në vitin 2031, por zhvillimet reale po tregojnë se ky nivel do të arrihet para këtij viti./Monitor
Të tjera
-
Mbështetje e jashtëzakonshme për Daut Haradinaj në Ferizaj: Vetëm bashkë mund ta sjellim ndryshimin
Atmosferë e jashtëzakonshme në Ferizaj, ku kandidati për deputet me numër 50,...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Tempera...
-
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gjatë vozitjes
Një aksident ka në Shkodër, ku mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kard...
-
Kurti i ka dërguar zotim Komandantit të KFOR se nuk e çon FSK-në në veri
Komandanti i KFOR-it, italiani Enrico Barduani, në një intervistë për RTK 2 t...
-
Biden: Do e kisha mundur Trumpin në zgjedhje, por s’doja të isha President 86 vjeç
Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur se ai mund të ishte rizgjedhur Pre...
-
Bedri Hamza u premton zjarrfikësve 50% rritje pagash, sigurim shëndetësor e jetësor dhe rregullim të statusit me ligj
Në mbrëmjen e sotme, Bedri Hamza i ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës. ...
-
A po rikthehet Jack Smith në Hagë?
Trump sërish deklaroi se prokurori Jack Smith do të kthehet në Hagë. Por, Pro...
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të...
-
Memli Krasniqi: PDK-ja e bashkuar dhe e organizuar për një të ardhme ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së t...
-
Emocionon doktori me fjalët e tij për mjekët që u detyruan ta lëshojnë Kosovën “Shumë bre e dhimbshme”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Infektol...
-
Bajrami për Muratin: Krenohet për borxhin e ulët publik, e sot vajton që “opozita nuk e lejoi”, jo zotëri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë s...
-
Muharremi: Kosova shpenzoi mbi 142 milionë euro për import të energjisë elektrike në 2024
Analisti dhe njohësi integrimeve evropiane Shenoll Muharremi ka treguar se pr...