Sport

“Shqiptarët, kroatët e myslimanët nuk janë vëllezërit e mi…”

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 01 Shkurt 2018

Euroliga e Basketbollit nisi një hetim disiplonor ndaj skuadrës serbe Ylli i Kuq për racizëm dhe homofobi.

Hetimi nisi pas shfaqjes së një banderole nga një grup tifozësh në ndeshjen e luajtur kundër Olimpiakosit të Athinës të premten e shkuar në Beograd.

“Shqiptarët, kroatët dhe myslimanët nuk janë vëllezërit e mi”, lexohej në banderolën e hapur nga tifozët e Crvena Zvezdas.

-Advertisement-

Baneri ishte formë proteste ndaj afrimit të lojtarit boshnjak, Alen Omiç në skuadër. Banderola u kundërshtua nga pjesa tjetër e tifozerisë, që duartrokiti Omiç.

Vetë basketbollisti boshnjak reagoi përmes një mesazhi të postuar në Instagram.

“Kushdo që luan me Crvena Zvezdan dhe tifozët e saj janë vëllezërit e mi përgjithmonë”, shkruan ai.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy