Lajme

Shqiptarët e Luginës së Preshevës duan përfshirje në dialogun Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 20:04 | 18 September 2022

Dialogu Kosovë-Serbi, pritet të vazhdojë.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë që çështja e tyre të përfshihet në procesin e dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë proces, sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, duhet të ketë një zgjidhje gjithëpërfshirëse, ku përmes parimit të reciprocitetit të trajtohen të drejtat e pakicave në mënyrë simetrike.

-Advertisement-

Mustafi thotë se shqiptarët në Luginën e Preshevës i janë nënshtruar një diskriminimi sistematik nga autoritetet serbe, përcjell Albinfo.ch.

“Ajo çfarë për ne është e rëndësishme, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të trajtohet çështja e Luginës së Preshevës. Këtë e ka bërë deri më tani dhe shpresojmë se hapat e tjerë në qasje sa programatike, po aq sistematike të gjendet një zgjidhje gjithëpërfshirëse, që nënkupton përfshirjen edhe çështjes politiko-juridike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Për ne është e rëndësishme reciprociteti. Përmes reciprocitetit nënkuptohet barazia dhe ajo nënkupton trajtimin e të drejtave të pakicave në mënyrë simetrike”, theksoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera