Lajme

Shqiptarët e Kosovës e shpëtojnë turizmin në Shqipëri, këto janë shifrat

Autori: Gazeta inFokus 21:15 | 23 September 2020

Kufizimi i lëvizjeve dhe mbyllja e kufijve për shkak të pandemisë Covid-19 ka shkaktuar një situatë dramatike për turizmin, pasi sipas Instat gjatë gushtit, që përkon edhe me kulmin e sezonit hyrjet e shtetasve të huaj kanë pësuar një tkurrje të fortë.

Rreth 980 mijë më pak të huaj kanë hyrë në vend muajin e kaluar sipas Institutit të Statistikave duke pësuar një rënie prej 63% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga totali prej 575.5 mijë vizitorëve të huaj, pjesa më e madhe rreth 356 mijë janë shtetas nga Kosova, duke konfirmuar edhe atë që operatorët turistikë kanë deklaruar që krye të herës, që turizmi patriotik do të shpëtonte sezonin këtë vit.

-Advertisement-

Rënie të fortë si pasojë e masave kufizuese kanë shënuar edhe vizitorët e huaj nga vendet europiane si Spanja , Italia dhe Polonia. Polakët që për vite janë konsideruar një ndër shtyllat kryesore të turizmit të huaj këtë vit kanë parë një tkurrje me rreth 18.6 mijë shtetas, ose 63.3% më pak se një vit më parë.

Por, pandemia ka frenuar edhe daljet e shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Të dhënat tregojnë se vetëm 310 mijë shtetas të Shqipërisë kanë dalë jashtë kufijve gjatë Gushtit, në rënie me 57.2% krahasuar me vitin e kaluar.

Për 8-mujorin e këtij viti bilanci i turizmit hyrës në Shqipëri rezultoi negativ me 3.1 milionë vizitorë të huaj me pak, teksa paralelisht edhe daljet e shqiptarëve jashtë për këtë periudhë ranë ndjeshëm me 1.9 milionë ose sa rreth gjysma e daljeve të regjistruara një vit më parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera