Fun & Video

Shqiponja në ‘parakalim’ (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 21 May 2018

Të pranishmit në një port të Japonisë, kanë mbetur të habitur me një shqiponjë, që ecte nëpër tokë, sikur të jetë duke parakaluar.

Shpeza grabitqare ka lëvizur kështu për një kohë, në pritje të peshkatarëve t’i kthejnë sërish në det, peshqit e vegjël që u janë kapur në rrjeta, transmeton Telegrafi.

“Ecte më krahët e ngritura, sikur donte të thoshte më hidhni ushqimin, nuk po mund të pres. Qëndronte shumë pran nesh”, ka thënë Nicolas Reusens, që i shkrepi fotografitë.

-Advertisement-

Shqiponja e detit, apo shqiponja krahëbardhë, është ndër speciet më të mëdha të këtij lloji dhe peshon deri në dhjetë kilogramë. Kjo është një ndër rastet e rralla, që shihet kaq afër njerëzish dhe duke ecur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera