Sport

Shqipëria U-17 e pafat, Spanja e ndëshkon në fund

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 22 October 2017

Shqipëria U-17 nuk arrin ta ndalë Spanjën në raundit e dytë të ndeshjeve paraelimantore të Evropianit, që po zhvillohen në vendin tonë.

Skuadra e Xhemal Mustedanagic rezistoi për 76 minuta, por më pas u ndëshkua nga Touazi, duke humbur 0-1 me përfaqësuesen iberike të kësaj grupmoshe.

Pavarësisht se kishin përballë një kundërshtar shumë të fortë, “kuqezinjtë” e vegjël treguan një nivel të lartë loje, duke u mbrojtur shumë mirë, por pa hequr dorë nga sulmet, edhe pse ishte shumë e vështirë për të ndëshkuar Spanjën.

-Advertisement-

Spikati në këtë sfidë Bozhanaj, që iu afrua golit në minutën e 71-të. Atëherë kur mendohej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, një shpërqendrim i momentit, katër minuta para përfundimit të kohës së rregullt, rezultoi fatal për Shqipërinë U-17, sikurse ndodhi edhe ndaj Kroacisë, raporton Super Sport.

Me zero pikë në dy ndeshjet ndaj Kroacisë dhe Spanjës kuqezinjtë nuk kanë më asnjë mundsi matematike për t’u kualifikuar në “Elite Round”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera