Sport

Shqipëria prezanton fanellat e reja

Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 20 March 2019

Federata Shqiptare e Futbollit, ka prezantuar ditën e sotme, uniformat e reja me të cilat ekipi kuqezi do të luajë edicionin e eliminatoreve të Evropianit 2020.

Uniforma që do të mbajnë veshur portierët, është pothuajse e njëjtë, me ngjyrë jeshile, dhe disa shirita të zi të vegjël, në pjesën e shpatullave. Ndërkohë, edhe tutat e portierit janë ngjyrë jeshile

Edhe uniforma e dytë dhe e tretë, në thelb janë të njëjta. E dyta, do të jetë e bardhë, me një jakë të zezë, si edhe tutat e bardha. Ndërsa, e treta do të jetë tërësisht e zezë, me tutat dhe getat gjithashtu të zeza.

-Advertisement-

Ndërkohë, uniforma e parë do të jetë e kuqe, me një jakë të zezë, ndërsa tutat do të jenë të zeza, e getat në ngjyrë të kuqe. Ndërkohë, risia e sponsorit “Macron”, këtë herë konsiston në figurën e vendosur përpara të tre llojeve të fanellave.

Aty është e ndërtuar një shqiponjë, pak a shumë si në fanellat e Euro 2016, por tashmë në një formë paksa më të çrregullt dhe abstrakte.

I çuditshëm fakti që, edhe pse ekipi kuqezi gjendet në Shqipëri, i grumbulluar para ndeshjes me Turqinë, për të bërë prezantimin e këtyre fanellave, FSHF ka ftuar modele e modelë, dhe nuk ka marrë protagonistët kryesorë që do t’i mbajnë veshur, me qëllimin për të prekur edhe një herë tjetër Europianin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera