“Shqipëria nuk humbi”, Rama flet për “shans” të dytë ndaj Iranit: Kur të jetë i lirë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/09/1664039586_1664037410rama6-600x3601-1.jpeg)
Autori: Gazeta inFokus
16:44 | 26 September 2022
Ndërsa hakerat vijojnë me publikimin e të dhënave që kanë marrë gjatë sulmit kibernetik në Shqipëri, kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se Irani do të sulmojë kibernetikisht sërish Shqipërinë.
Në një intervistë për Washington Post kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria shqiptare do të konsideronte rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, vetëm kur Irani të jetë i lire.
FBI dhe një ekip nga Microsoft punuan me ekspertë të huaj dhe shqiptarë për të identifikuar katër grupe të veçanta hakerash që qeveria iraniane dihet që i sponsorizon, veçanërisht jashtë Ministrisë së saj të Shërbimeve Sekrete.
”Një prej tyre ishte në mesin e 10 grupeve më të mëdha të terrorizmit kibernetik, gjurmët e të cilëve janë zbuluar gjithashtu pas sulmeve ndaj Arabisë Saudite, Izraelit e kështu me radhë”, tha Rama.
”Hakerët e korrikut ishin të prirur për shkatërrimin e shërbimeve qeveritare, 95 për qind të të cilave Shqipëria i ka zhvendosur në disponueshmërinë online, pasi radhët e gjata më parë detyronin disa njerëz të prisnin me muaj për licencat dhe certifikatat”, shtoi ai.
”Në bazë të hetimeve, shkalla e sulmit ishte e tillë që synimi pas tij ishte shkatërrimi i plotë i infrastrukturës sonë për të na çuar në epokën e letrës dhe në të njëjtën kohë, zhdukja e të gjitha të dhënave tona. Ndjesia jonë e parë është se ata nuk ia dolën të shkatërrojnë infrastrukturën. Shërbimet janë rikthyer. Së dyti, të dhënat. Po, ata morën disa, por praktikisht jo me ndonjë rëndësi të veçantë”, theksoi kryeministri Rama.
Megjithatë Rama thekson se ndërprerja e marrëdhënieve me Iranin nuk është ndonjë humbje e madhe pasi Shqipëria nuk ka pasur lidhje të fortë me të.
”Shqipëria nuk ka pasur marrëdhënie të rëndësishme me Iranin, kështu që ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike nuk ishte ndonjë humbje e madhe. Vende të tjera mund të jenë në gjendje të përdorin qasjen që bëri Shqipëria, në varësi, së pari, nga tërësia e çdo hetimi, në mënyrë që të ndihen të sigurt në dëbimin e diplomatëve, dhe së dyti nga shkalla e dëmtimit që shkaktojnë sulmet”, deklaroi Rama.
“Po godet praktikisht vendin duke shkatërruar infrastrukturën më të rëndësishme”, thotë Rama për sulmet e Iranit.
”Falë Zotit, goditjet nuk janë të dukshme, plagët nuk janë fizike, por gjithsesi mbetet një agresion, një sulm dhe një dëm i drejtpërdrejtë për sovranitetin kombëtar… A do t’i ruanit ju marrëdhëniet me një vend që ju sulmon?”, pyet ai. Irani ka mohuar përgjegjësinë për sulmin dhe ka dënuar reagimin e Shqipërisë.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/11/artikull-1.png)
Të tjera
-
Berisha mbetet sërish në arrest shtëpiak
Mesditën e sotme gjyqtarja Ilirjana Olldashi vendosi të rrëzojë kërkesën e ra...
-
Çfarë duhet të keni parasysh për goditjen nga i nxehti, si të kuptoni simptomat dhe masat që duhet të merrni
Me mijëra njerëz vdesin çdo vit nga komplikacionet e shkaktuara nga i nxehti ...
-
Vjosa Osmani publikon album me fotografi nga Samiti i Paqes për Ukrainën në Zvicër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar fotografi nga pjesëmarrja n...
-
Daçiq bën thirrje për anulimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan” në Beograd
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha më 18 qershor se beson që fes...
-
Kryeministri holandez që synon të bëhet sekretar i përgjithshëm i NATO-s ia bën një ofertë të parefuzueshme Orbanit
Kryeministri holandez Mark Rutte ka premtuar t’i japë homologut të tij hungar...
-
Ramadani: Ivan Stoilkoviq është një nga rrezikuesit e paqes në Ballkan, nuk duhet të jetë ministër në qeverinë e RMV
Ish inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani ka thë...
-
Kurti për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës: Nuk spekuloj për spekulimet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është përgjigjur lidhur me deklaratat...
-
Rektori themelues i universitetit amerikan të Kievit: Serbia s’është e denjë të jetë anëtare e BE-së
Serbia nuk është e denjë të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, shumica e serb...
-
Kush është Arjeta nga Dibra që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri?
Në Shqipëri gratë dhe vajzat po depërtojnë edhe në industrinë e prodhimit të ...
-
ATK-ja me një njoftim të rëndësishëm për taksitë
Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë tatimpaguesit të cilët zhvi...
-
Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj Përparim Ramës për tenderin që dyshohet se ia dha mikut të tij
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka rënë nën llupën e Prokurorisë së Spe...
-
Kosova sot ia dorëzon Serbisë mbetjet e tre trupave të vrarë gjatë luftës
Mbetjet e tre trupa të qytetarëve serbë të vrarë në luftën e fundit në Kosovë...