Lajme

Shqipëria miraton ndërtimin e Urës së Bunës, Balluku: Shkurtohet rruga Velipojë-Ulqin në 310 metra nga 73 kilometra

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 13 March 2023

Zëvendëskryeministrja shqiptare, dhe njëkohësisht edhe Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku tha sot pas mbledhjes së qeverisë se u miratua projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për ndërtimin e Urës së Bunës, projekt i dakordësuar gjatë mbledhjes së qeverisë me atë të Malit të Zi.

Balluku that se ura e re me gjatësi 310 metra do të shkurtojë në mënyrë shumë të ndjeshme distancën mes dy vendeve duke ndihmuar turizmin dhe do të kushtojë 1.5 miliardë lekë [rreth 13 milonë euro].

“Kjo urë do të ndryshojë të gjithë mënyrën e komunikimit midis dy vendeve, të cilat kanë 34 km plazhe të cilat për t’i aksesuar qytetarët duhet të bëjnë rreth 1.5 orë rrugë për 73 km. Ndërkohë që me ndërtimin në urën e Bunës, me 310 metra do të përshkruhet në vetëm 2 minuta. Rezulton që investimi të shkojë diku tek 1.5 miliardë lekë që do të ndahen 50 me 50 mes të dyja vendeve” tha Balluku.

-Advertisement-

Sipas zv/kryeministres Balluku, të dhënat flasin për 360 mijë turistë shqiptarë që vizitojnë Malin e Zi dhe rreth 170 mijë qytetarë nga Mali i Zi që vizitojnë Shqipërinë.

Balluku informoi po ashtu se, ka nisur puna për hartimin e projektit që do të kryhet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. /Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera