Lajme

Shqipëria ia ka plotësuar vetëm një dëshirë pushtetit të Erdoganit

Autori: Gazeta inFokus 07:39 | 31 March 2018

Gjashtë gylenistët e arrestuar në Kosovë kanë nxitur reagime edhe në Shqipëri për shkak të pranisë së madhe të institucioneve të ndryshme e që, sipas autoriteteve të Turqisë, ato janë të lidhura me organizatën FETO. Qeveria shqiptare ka tre vjet që reziston ndaj kërkesave të vazhdueshme të pushtetit të udhëhequr nga presidenti Erdogan, shkruan sot Koha Ditore.

Përjashtim bën “rishikimi” i një procesi prokurimi e në të cilin ka marrë pjesë dhe ka fituar kompania turke “Vendeka Bilgi”. Por, pas publikimit të emrit të kompanisë turke si fituese të tenderit për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, në drejtim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka ardhur një letër pa vulë dhe pa firmë, në të cilën akuzohej kompania “Vendeka Bilgi” dhe pronari Ismail Meral, si të lidhur me Fethullah Gulen dhe organizatën e tij FETO.

Në shtator të vitit 2017, megjithëse e renditur e para nga Agjencia e Prokurimeve Publike në Shqipëri, ajo është diskualifikuar duke u bërë “kurbani” i parë i Ankarasë zyrtare.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera