Lajme

Shqipëria hapë burgje private

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 24 October 2019

Qeveria e Shqipërisë ka nisur planin për ngritjen e burgjeve private. Të gjithë të dënuarit deri në 5 vite, mund të vendosen në institucione private të vuajtjes së dënimit për shkak të mbipopullimit të institucioneve shtetërore të vuajtjes së dënimit.

Kjo parashikohet në nenin 15 të projektligjit të qeverisë, ku citohet se “institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale janë publike dhe private. Këshilli i Ministrave përcakton rregullat për funksionimin, administrimin, kontraktimin, si dhe rregullat që përcaktojnë elementet e sigurisë në institucionet private të ekzekutimit të vendimeve penale”.

Ndërsa në nenin 16 të këtij projektligji sanksionohet që në institucionet private nuk mund të vuajnë dënimin personat e dënuar me më shumë se 5 vite heqje lirie.

-Advertisement-

“Të dënuarit për të cilët është vendosur masa e dënimit deri në 5 vite burgim mund të vendosen në institucionet private të ekzekutimit të vendimeve penale. Të dënuarit që me vendim gjykate janë caktuar në institucionin e sigurisë së lartë, nuk vendosen në institucionet private të ekzekutimit të vendimeve penale”, thuhet në projektligjin e qeverisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera