Shqipëria feston sot Ditën e Çlirimit
Autori: Gazeta inFokus 07:46 | 29 November 2021
Shqiptarët festojnë sot 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.
Mijëra dëshmorë do të kujtohen si çlirimtarët e vendit pasi ata sakrifikuan gjithçka për lirinë e Shqipërisë.
Politika shqiptare e feston sërish e ndarë Ditën e Çlirimit të vendit, edhe pse 29 Nëntori është data zyrtare e kujtimit të kësaj dite.
Të majtët respektojnë 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë dhe 29 Nëntorin si Ditën e Çlirimit, ndërkohë që të djathtët i përkujtojnë të dy festat më 28 Nëntor.
Debati për Festën e Çlirimit mbetet ende i ndezur në politikën shqiptare, ku e djathta ndjek të njëjtin model si gjatë mandatit të saj të parë qeverisës, kur ndryshoi datën e Çlirimit, nga 29 Nëntori më 28 Nëntor, pasi sipas saj, kjo e fundit ishte zgjedhur nga regjimi komunist duke falsifikuar historinë.
Por 29 Nëntori e fitoi sërish statusin e Ditës së Çlirimit kur e majta erdhi në pushtet, në verën e vitit 1997, kur me një ligj të posaçëm u kthye në festë zyrtare.
Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore ishte një nga vendet e pushtuara nga blloku nazifashist. Në fund të nëntorit 1944, pas çlirimit të Tiranës dhe shumë qyteteve të tjera, më 29 nëntor u arrit që të çlirohej edhe Shkodra që njihet në histori si qyteti i fundit që ka fituar betejën me armikun.
Të tjera
-
Vetaksident në autostradën Lipjan – Prishtinë, lëndohet një person
Një vetaksident ka ndodhur në autostradën Lipjan – Prishtinë, ku një person k...
-
Osmani, në mesin e liderëve botërorë, diskuton për mbështetjen ndaj Ukrainës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentes së...
-
Çfarë moti do të mbajë për Kurban Bajram?
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti në dy ditët e...
-
Policia me aksion në veri, policia jep detajet
Policia e Kosovës ka gjetur disa armë në veri të vendit. Këtë e ka kon...
-
Qeveria e Kosovës është duke shkelur të drejtat e pensionistëve për pension të dyfishtë
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në kuadër të “Javës së Ndihmës Juridik...
-
Glauk Konjufca padit Natyra Kuçin e PSD-së për shpifje, i kërkon 15 mijë euro dëmshpërblim
Kryekuvendari Glauk Konjufca ka dorëzuar sot padi në Gjykatën Themelore të Pr...
-
Maqedonci dhuron gjak në Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut
Në Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonc...
-
IKD: Qeveria e Kosovës po shkel të drejtat e pensionistëve, kemi depozituar mbi 600 padi për moszbatim të pensionimit të dyfishtë
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në kuadër të “Javës së Ndihmës Juridik...
-
Der Spiegel më 1999: Rugova u ftua nga Schröder për të qëndruar në Gjermani
Është riaktualizuar çështja e daljes së Ibrahim Rugovës nga Kosova në vitin 1...
-
Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, po qëndron në Kosovë me ftesë të komandantit të FSK-së
Me ftesë të veçantë të komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral...
-
Konjufca takon udhëheqësit e NDI: Synojmë forcimin e demokracisë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot n...
-
Rreth 80 policë të Kosovës dhurojnë gjak
Zyrtarë policorë të Njësive Speciale, kanë dhuruar sot gjak në shënim të Ditë...