Sport

Shqipëria e pret Izraelin, synon fitoren për ta marrë primatin e grupit

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 10 June 2022

Mbrëmë, Kosova gëzoi shqiptarët me një fitore të rëndësishme ndaj Irlandës së Veriut, kurse radha tani është te Shqipëria.

Kuqezinjtë përballen sonte në “Air Albania” në Tiranë me Izraelin, në grupin 2 të Ligës B në Nations League, shkruan Gazeta Express.

Shqipëria do të synojë fitoren për të marrë primatin në grup, pozitë që i garanton kualifikimin në Ligën A dhe pjesëmarrjen në play-off për kualifikim në Evropianin e ardhshëm.

-Advertisement-

Të kuqtë kanë arsye për të shpresuar për fitore, pasi në këtë takim do ta kenë ndihmën edhe të dyshes sulmuese, Armando Broja dhe Myrto Uzuni, të cilët munguan në ndeshjen e parë ndaj Islandës.

Momentalisht, në vendin e parë është Islanda me dy pikë, e pasuar nga Shqipëria dhe Izraeli me nga një dhe Rusia në fund pa pikë, e cila nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje, pasi momentalisht është e pezulluar nga FIFA dhe UEFA.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera