Shqipëria e bëri De Biasin milioner, ja sa fitoi në 5 vite
Autori: Gazeta inFokus
08:46 | 21 June 2017
Trajneri italian, Gianni de Biassi mori mbi 1.8 milionë euro sa drejtoi Shqipërinë, nga viti 2011 deri në vitin 2017, duke qenë më i paguari në histori
Rroga e De Biasit nga 27 mijë euro në 4 vitet e para, gati u dyfishua kur arriti në 42 mijë euro në vitin e fundit. Rritje pagash pati i gjithë stafi, falë edhe kualifikimit në Evropian, shkruan Top Channel.
Një shifër e tillë nuk është paguar asnjëherë në të gjithë historinë e trajningut shqiptar, për trajner vendas apo të huaj.
Madje edhe paga e zëvendësit të De Biasit, Paolo Tramezzani, në vitin e fundit kur mori edhe postin e drejtorit teknik, u 5-fishua, nga 2 mijë euro ne 4 vitet e para, në 10.000 euro në muaj.
Kjo ka qenë edhe paga mesatare e të gjithë trajnerëve të huaj që kanë mbërritur në Shqipëri, nga viti 2002 Dosena-n, më pas Brigel, Baric, Ari Han dhe deri tek Josip Kuzhe që ishte përpara De Biasit.
I vetmi që i është afruar disi rrogës së De Biasit ka qenë kroati Oto Baric, rreth 20 mijë euro në muaj është paguar ai në vitet 2006-2007, duke marrë një shumë prej 300.000 eurosh si trajner i Shqipërisë në 15 muaj që e udhëhoqi atë, shkruan Tabloid.
Edhe sa i përket shpërblimeve, De Biasi është absolutisht më i paguari.
30 mijë euro për një fitore në ndeshjet zyrtare dhe qindra mijëra bonuse për kualifikim në Evropian apo për fitoren ndaj Rumanisë.
Të gjitha këto kapin shifrën e mbi 600 mijë eurosh në total, duke e çuar faturën e tij në këtë periudhë që drejtoi Shqipërinë në rreth 1.8 milion euro, duke hyrë edhe në aspektin financiar në historinë e futbollit shqiptarë. /albeu.com/

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...






























