Shqipëria do t’i nxjerrë 5 pilotë në vit nga shkolla e sapo hapur për fluturime, Rama e fton Kosovën: Ejani nëse keni interes
Autori: Gazeta inFokus
20:51 | 03 July 2026
Shqipëria ka hapur Shkollën Kombëtare të Fluturimit, teksa kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se do ta ftojë edhe Kosovën nëse ka interesim që të stërvitë ushtarakët e saj në këtë shkollë.
Në ceremoninë që u zhvillua në Komandën e Forcës Ajrore në Rinas, afër Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Rama tha se kjo shkollë do të shërbejë si qendër rajonale trajnimi.
“Ministri i Mbrojtjes është ngarkuar të kërkojë nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës, nëse ka interes për të stërvitur këtu dhe për të certifikuar këtu dhe pilotët të ardhshëm të Republikës së Kosovës dhe po ashtu të njëjtën gjë, edhe për dy vendet e tjera fqinje që janë dhe anëtare të NATO-s, pasi kjo shkollë, gëzon qysh nga momenti i parë kredibilitetin e padiskutueshëm të eskpertëve ndërkombëtarë, dhe patjetër edhe eksperiencën e njerëzve tanë të forcës ajrore. ”, u shpreh ai.
Ndonëse nuk ka fluturake ushtarake, sikurse aeroplanë apo helikopterë, Forca e Sigurisë së Kosovës i dërgon në trajnime ndërkombëtare për pilotë pjesëtarët e saj. Pilotët e FSK-së kanë kryer trajnime edhe në Shqipëri në të kaluarën.
Sipas Qeverisë shqiptare, hapja e kësaj shkolle është e rëndësishme në modernizimin e Forcës Ajrore dhe fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tha se Shkolla do të përgatisë pilotë dhe kontrollorë fluturimi sipas metodologjive më të avancuara të NATO-s – aleancë ku bën pjesë Shqipëria.
“Investimet në infrastrukturë, teknologji dhe mbi të gjitha, në zhvillimin e burimeve njerëzore janë pjesë e një strategjie afatgjatë, që synon ta bëjë Shqipërinë një aleate më të aftë, më të besueshme në kuadër të NATO-s”, tha Nufi.
Njëzetepesë kandidatët e parë do të ndjekin programin e formimit për pilotë dhe kontrollorë të fluturimit. Forca Ajrore Shqiptare do të ketë pesë pilotë të trajnuar në vit për secilin nga pesë vjetët e ardhshëm, si dhe personelin teknik mirëmbajtës të dy helikopterëve mësimorë, Bell 505.
Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, tha se ky projekt do të ishte vështirë të realizohej pa përvojën e kompanisë izraelite “Elbit Systems”, që e cilësoi si një prej ekselencave globale të industrisë ushtarake. Rama tha se të rinjtë që do të certifikohen nga kjo shkollë nuk do të jenë thjesht pilotë të Shqipërisë, por të NATO-s, dhe do të fitojnë aftësitë për të shërbyer në çdo vend dhe për çdo trupë të forcave të NATO-s në rast nevoje.
Qeveria shqiptare ka deklaruar se objektivi madhor i saj në fushën e mbrojtjes është që vendi të kthehet në një qendër rajonale të industrisë së mbrojtjes.
Të mërkurën Qeveria shqiptare njoftoi se ka miratuar ndryshime në buxhetin për vitin 2026, sipas të cilit, rreth 110 milionë euro shtesë shkojnë për sektorin e mbrojtjes.
Ministri i Financave, Petrit Malaj tha se, përmes ndryshimeve në buxhet, Qeveria do të përmbushë angazhimet që Shqipëria ka në raport me NATO-n.
“Për sektorin e mbrojtjes alokohen 10.3 miliardë lekë [rreth 110 milionë euro] shtesë duke garantuar që financimi i Mbrojtjes të shkojë në 2.6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në përputhje me objektivat dhe nevojat që ka ushtria për modernizim dhe rritje të kapaciteteve të saj”, tha ai.
Kryeministri tha të premten se me aktin e ri normativ të Qeverisë (ndryshimet në buxhet, që u miratuan më 30 qershor), një numër helikopterësh Black Hawk nga Shtetet e Bashkuara do t’i shtohen Forcave të Armatosura, pa specifikuar për sa helikopterë bëhet fjalë.
Shqipëria aktualisht ka dy helikopterë Black Hawk, të cilët mbërritën në janar 2024 si pjesë e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një ekip ushtarakësh amerikanë trajnoi tetë pilotë shqiptarë dhe në korrik të po atij viti dhe helikopterët Black Hawk fluturuan për herë të parë nën drejtimin e pilotëve shqiptarë. Objektivi afatgjatë i shpallur nga Ministria e Mbrojtjes është që deri rreth vitit 2030 Shqipëria të ketë një flotë prej gjashtë helikopterësh Black Hawk.
Rama njoftoi se do të bashkëpunohet sërish me kompaninë izraelite “Elbit Systems” për të hapur Shkollën Kombëtare të Forcave Speciale, e cila gjithashtu ka si synim të mirëpresë të interesuarit nga Kosova dhe vendet aleate të rajonit
“Ambicia jonë është që të dyja këto pole të reja të edukimit edhe të transformimit të sistemit tonë të mbrojtjes, të kthehen në pole ekselence përtej kufijve të vendit tonë dhe garancia jonë për këtë janë miqtë dhe aleatët tanë të forcave të sigurisë, të forcave speciale, të forcave ajrore të Izraelit”, tha Rama.
Shqipëria synon që të zhvillojë industrinë ushtarake ‘Made in Albania’ për prodhimin e municioneve, armatimit të lehtë, mjeteve të blinduara, mjeteve të emergjencave civile dhe sistemeve civile pa pilot dhe sistemeve luftarake.
Shqipëria do ta rihapë Shkollën e Aviacionit në Vlorë, gati dy dekada pasi ishte mbyllur. Gjithashtu ka nënshkruar marrëveshje me Italinë për prodhimin e anijeve luftarake në bazën detare të Pashalimanit në Vlorë si dhe do të fillojë prodhimin e dronëve luftarakë. Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka theksuar gjithashtu se po punohet për përmirësimin e sistemeve të radarëve dhe forcimin e mbrojtjes kundërajrore.

T� tjera
-
Anketa: Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë, si është situata në vendet e rajonit
Sipas të dhënave të publikuara nga Regional Cooperation Council SecuriMeter20...
-
Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U ndjeva sikur isha kthyer në luftën e Kosovës, dëgjova tri herë thirrje për ndihmë
Një shpërthim i fuqishëm i ndjekur nga një zjarr ka tronditur banorët e një p...
-
Policia ia gjenë pistoletën në veturë, ia konfiskojnë, prokurori e liron në procedure të rregullt
Policia e Kosovës ka konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë gjatë kontro...
-
Arrestohen në Shqipëri dy shqiptarë të kërkuar nga Italia, pritet ekstradimi i tyre
Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane janë...
-
Ultimatumi i Trumpit për Teheranin: Sulme të mëdha ushtarake pas Vitit të Ri nëse dështon marrëveshja
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lëshuar një ...
-
Rama në Manastir propozon Bibliotekë Mbarëkombëtare të Shqipes: Do ta marrim përsipër,besoj se Kosova do të ketë gatishmëri
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati...
-
Përparim Rama me bashkëshorten merr pjesë ë Ditën e Komunës së Kotorit – ndan pamje nga pritja atje
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar në Facebook se ka qen ënë Ko...
-
Ky është personi i cili dyshohet se përmes mashtrimit për leukemi akute mblodhi afro 190 mijë euro
Një fushatë humanitare e nisur me pretendimin se 20-vjeçari Endrit Azemi nga ...
-
Në mesin e javës temperaturat bien deri në -8, ngriten nga enjtja – moti në javën që po hyjmë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot të ndryshues...
-
Joseph sugjeron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sa më shpejt me temën e personave të zhdukur
Profesori amerikan, Edward P. Joseph, në një intervistë për mediumin serb “Ra...
-
Dyshimet për mbetje mortore, ekipet kthehen sërish në veri
Pas përfundimit të gërmimeve në Brod të Shërpcës, ekipet mjeko-ligjore do të ...
-
‘Studentët’ reagojnë për ligjin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore me gjuhë fyese ndaj Kosovës – përmendin garancitë e Ahtisaarit
Lëvizja Studentore e Serbisë që ka fituar zgjedhjet parlajemntare, ka reaguar...
































