Shqipëria dhe Maqedonia në finale të turneut “Adem Jashari” në futsall
Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 03 March 2018
Sot në Pallatin e Sporteve në Prishtinë janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të edicionit të 9-të të turneut ndërkombëtar “Adem Jashari” në futsall që organizohet nga Federata e Futbollit e Kosovës, shkruan infokusi.
Turneun e shpalli të hapur presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, i cili theksoi rëndësinë e futsallit dhe zhvillimin e hovshëm që ka bërë ky sport në Kosovë në periudhën dhjetëvjeçare. Tutje, presidenti, uroj ekipet pjesëmarrëse për sukses dhe lojëra korrekte, derisa theksoi se ky turne përkon edhe me festimin e 10-vjetorit të futsallit nga FFK si dhe 10 vjetorit të Pavarësisë së shtetit.
Në ndeshjen e parë u ballafaquan Kombëtarja U21 e Kosovës dhe Maqedonia, ku pas një loje interesante në fund fitores iu gëzua ekipi i Maqedonisë, me rezultat 4:1. Të rinjtë e Kosovës, për të cilët ky ishte grumbullimi i parë si ekip, në pjesën e parë luajtën shumë mirë dhe arritën të shkojnë në pushim në epërsi, me golin e realizuar nga Bardh Kelmendi, në minutën e 13-të. Megjithatë, në pjesën e dytë erdhi në shprehje përvoja dhe cilësia e ekipit të Maqedonisë, që arriti ta përmbysë rezultatin me golat e shënuar nga Zorann Levevski (26’), Martin Todojevski (32’) dhe Taulant Ismajli (34’, 39’).
Ndeshje shumë më interesante dhe më rivalizuese ishte ajo ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë, ku finalisti u caktua vetëm pas vazhdimeve. Kosova e nisi shumë mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi qysh në minutën e parë, me golin e Jeton Rukovcit.
Epërsinë në 2:0 e shtoi Fadil Goli, në minutën e 16-të. Megjithatë, Shqipëria brenda dy minutave përmbysi shifrat, me golat e Mentor Mejzinit (19’) e Besnik Rexhepajt (19’, 20’). Më pas Kosova shënoi dy herë për të kaluar në epërsi nëpërmjet Ramadan Alajt (22’) e Arbër Dobroshit (35’). Shqipëria barazoi vetëm një minute më vonë, me Besnik Rexhepajn, derisa epërsinë e Kosovës e riktheu Fadil Goli, në minutën e 38-të. Kur u mendua se Kosova do të kualifikohej në finale, 9 sekonda para përfundimit të ndeshjes kuqezinjtë i barazuan shifrat, me golin e Narcis Alibegut. Ndërkohë, në vazhdimet dy herë nga 5 minuta, Shqipëria realizoi dy gola dhe më pas arriti ta administrojë rezultatin deri në fund, duke kaluar në finale.
Kësisoj, nesër në orën 15:00, në ndeshjen për vendin e tretë do të takohen Kosova A – Kosova U21 dhe në orën 17:00 në finale, do të luajnë Shqipëria – Maqedonia./infokusi.com
Të tjera
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...