Lajme

Shqipëria dhe Kosova me liri të pjesshme të medias

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 28 April 2017

Organizata Freedom House, me seli në SHBA vlerëson se Shqipëria dhe Kosova janë në mesin e vendeve me liri të pjesshme të medias.

Në raportin e kësaj organizate të publikuar të premten, Kosova radhitet në vendin e 96-të me 48 pikë, sikurse edhe një vit më parë, ndërsa Shqipëria është në vendin e 103-të me 51 pikë, ndryshe nga vendi i 106-të, ku radhitej një vit më parë.

Shkalla zero e pikëve është rezultati më pozitiv, ndërsa ajo 100, rezultati më i keq. Në rajon Kroacia është në vendin e 76-të, Mali i Zi në vendin e 84-të, Serbia në vendin e 98-të, dhe Bosnja e Hercegovina në vendin e 103-të.

-Advertisement-

Më keq radhitet Maqedonia në vendin e 139-të, duke u përfshirë në mesin e vendeve jo të lira.

Në raport thuhet se 42 për qind e popullsisë gëzon medie me liri të pjesshme, ndërsa 45 për qind jeton në vendet jo të lira.

Në mesin e vendeve që kanë pësuar rënien më madhe në vlerësimet nga 0 deri në 100 pikë janë: Polonia me 6 pikë, Turqia me 5, Burundi me 5, Hungaria me 4, Bolivia me 4, Serbia me 4 dhe Republika Demokratike e Kongos me 4 pikë.

Dhjetë vendet me radhitjen më të keqe janë: Azerbajxhani, Krimeja, Kuba, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Irani, Koreja e Veriut, Siria, Turkmenia, dhe Uzbekistani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera