Sport

Shqipëria dhe Kosova fitojnë nga një pozicion në rënditjen e re të FIFA-s

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 15 February 2018

Kombëtarja Shqiptare ka fituar një pozicion në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, edhe pse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje gjatë muajit të fundit sikurse të gjitha përfaqësueset evropiane.

Kuqezinjtë ka përfituar nga rënia e Algjerisë në vendin e 60-të, duke u ngjitur në të 59-in. Edhe Kosova, sikurse Shqipëria ka fituar një pozicion. Një muaj më parë “dardanët” klasifikoheshin të 178-ët, por rrëshqitja me 7 vende e Belizes, i ka dhënë mundësinë Kosovës të përmirësojë minimalisht renditjen e saj.

Nuk ka asnjë ndryshim në 10 vendet e parë. Vazhdon të mbajë kryesimin Gjermania, e ndjekur nga Brazili, Portugalia, Argjentina, Belgjika, Spanja, Polonia, Zvicra, Franca dhe Kili.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera