Fun & Video

Shqipëri, shifrat e sigurisë këtë sezon

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 01 September 2018

Siguria në plazhet shqiptare këtë sezon veror është e nivelit më të lartë, pasi asnjë aksident nuk është regjistruar nga motorët e ujit, një problem i cili vite më parë ka shkaktuar edhe viktima.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili gjatë një interviste televizive theksoi se gjatë këtij sezoni turistik janë respektuar të gjitha standardet për të  garantuar një sezon të sigurt për pushuesit.

“Këtë vit arritëm për herë të parë të kishim një sistem menaxhimi të zhurmave. Nuk ka ndodhur që të kishte një sezon si ky, me shumë pak shqetësime, ku orari të ishte orar dhe të zbatohej. Nuk kemi bërë asnjë tolerim ndaj këtij problemi, po ashtu bashkitë kanë bërë një punë më të strukturuar ndaj zhurmave. Kemi pasur 0 aksidente nga motorët e ujit dhe mjetet motorike, pasi ka pasur për herë të parë harta se ku ato lejohen dhe vendosje të sinjalistikave. Dhe të mos harrojmë se vite më parë kemi patur edhe disa viktima nga ky fenomen”, përfundoi Klosi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera