Lajme

Shqipëri: Numërimi deri në orën 05:30, ja rezultatet

Autori: Gazeta inFokus 07:06 | 26 April 2021

Vazhdon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021.

Në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Lezhës dhe Dibrës kryeson Partia Demokratike, kurse në qarqet e tjera deri tani kryeson Partia Socialiste.

Ja rezultatet në këto secilin qark:

-Advertisement-

Shkodër

Deri tani në qarkun Shkodër, Partia Demokratike ka 4248 vota, PS ka 2968, LSI ka 879 dhe PSD e Tom Doshit 1742.

Lezhë

Në qarkun Lezhë deri tani PD ka siguruar 3264 vota, PS 3188, LSI 559 dhe PLSDSH 68 vota.

Kukës

Në qarkun e Kukësit PD ka 5866 vota e ndjekur nga PS me 3293 vot. LSI 8 ka vota dhe PSD 32 vota.

Dibër

Në qarkun e Dibrës PS ka përmbysur rezultin me 4318 vota, PS 4291 vota, LSI 588 vota dhe Lëvizja për Ndryshim 70 vota.

Durrës

Në Durrës deri tani PS kryeson me 2735 vota e ndjekur nga PD me 1508 vota. LSI ka siguruar 317 vota dhe PLDSH 48 vota.

Tirana

Në kryeqytet deri në këto momente është në avantazh PS me 17863 vota. PD ka 13014 vota, LSI 2213 vota dhe PSD 1023 vota.

Elbasan

Në qarkun e Elbasanit është në avantazh PS me 16030 vota e ndjekur nga PD me 10858 vota dhe LSI me 1242 vota. Ndërkohë Nisma Thurje ka 322 vota.

Fier

Numërimi në qarkun Fier PS 12100 vota, PD 9007 vota, LSI 1292 dhe PLDSH 140 vota.

Berat

Në qarkun e Beratit është në avantazh PS me 5776 vota e ndjekur nga PD me 3184 vota dhe LSI me 1200 vota. Ndërkohë PSD ka 53 vota.

Korçë

Në qarkun e Korçës është në avantazh PS me 7885 vota e ndjekur nga PD me 6335 vota dhe LSI me 1340 vota. Ndërkohë PSD ka 125 vota.

Vlorë

Në qarkun e Vlorës PS është në avantazh me 12622 vota e ndjekur nga PD me 5407 vota dhe LSI me 1222 vota. Ndërkohë Nisma Thurje ka 317 vota.

Gjirokastër

Në qarkun e Gjirokastrës PS ka 7338 vota, PD 3761 vota, LSI 2941 vota dhe PSD-ja 21 vota.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera