Sport

Shqipëri – Lihtenshtajn, nuk do ta besoni çfarë do të ndodh

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 30 August 2017

FSHF ka bërë të ditur se interesimi është shumë i vogël për sfidën Shqipëri – Lihtenshtajn.

Pavarësisht debutimit të Christian Panuccit me kombëtaren shqiptare të futbollit dhe rëndësisë së 3 pikëve ndaj Lihtenshtajnit për të mbajtur vendin e tretë, tifozët shqiptarë nuk kanë shprehur interesim për këtë përballje.

Vetëm 450 janë biletat e shitura deri më tani për ndeshjen Shqipëri-Lihtenshtajn, që do të luhet ditën e shtunë në “Elbasan Arena”.

-Advertisement-

Një shifër që, edhe pse i shtohen disa abonime apo sponsorët, nuk e çojnë më shumë se 1.500 numrin e biletave në total, që do të thotë se është shitur vetëm 1/10-a e tyre në stadiumin e Elbasanit, një rekord negativ ky për praninë e tifozerisë shqiptare për ndeshjet brenda, raporton TCH.

“Me sa duket, dikush e ka nënvlerësuar këtë ndeshje të kombëtares. Ndërkohë që ekipi, nga ana sportive ka një përgatitje maksimale, pasi edhe pse është një skuadër e vogël, gjithsesi vlera e këtij takimi është 3 pikë”, tha Gazmend Malo, shef i marketingut në FSHF.

Sa i përket 3 ndeshjeve të këtyre kualifikuese që janë zhvilluar në Shqipëri, përballë Maqedonisë dhe Spanjës biletat kanë qenë tërësisht të rezervuara, ndërkohë që për ndeshjen me Izraelin, edhe për shkak të situatës së sigurisë të krijuar, shitja e biletave arriti deri në kuotën e 9.500 të tillave.

Ndërkohë, për ndeshjen tjetër të Shqipërisë, atë në Maqedoni në datën 5 shtator, 450 biletat që ishin në dispozicion të tifozerisë kuqezi janë shitur të gjitha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera