Shqipëri, Gjykata e Vlorës lë në burg të arrestuarit për tjetërsimin e pronave

Autori: Gazeta inFokus
17:48 | 22 October 2022
Gjykata e Vlorës vendosi të lërë në burg pesë nga gjashtë të arrestuarit e akuzuar për tjetërsim të pronave në bregdetin e jugut, mes Himarës dhe Dhërmiut.
Gjyqtari Enkel Peza la në fuqi masën e arrestit me burg për shetasit: Artur Duni, Arqile Veizi, Spiro Dhima, Serxhio Joshi dhe Denis Kokoveshi dhe ndryshoi masën nga “arrest në burg”, në “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” për shtetasen Vasillo Mehilli.
Ndërkohë për ish kryetarin e Qarkut Vlorë, Anesti Dhimojani gjykata la në fuqi vendimin e dhënë tre ditë më parë për hetimin e tij në “arrest shtëpie”.
Avokatët mbrojtës të të pandehurve kishin këruar masa më lehtësuese duke afruar edhe garanci pasurore.
Vendimi i Gjykatës së Vlorës u mor sot për një pjesë të 24 personave që po hetohen nga Prokuroria e Vlorës për “shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve” lidhur me tjetërsimin e pronave në bgredetin jugor.
Dy ditë më parë Gjykata e Faktit në Vlorë në kuadër të këtyre hetimeve miratoi edhe një kërkesë të Prokurorisë së Vlorës për vendosjen e sekuestros preventive për një numër të konsiderueshëm pasurish të paluajtshme nga Himara në Dhërmi, të cilat rezultojnë me dokumente të fallsifikuara.
Pasuritë e paluajtshme vendosur në sekuestro me një sipërfaqe totale gati 60 mijë metër katrorë në zonat e Himarës, Dhërmiut e Gjilekë, sipas përllogaritjeve me vlerën e tregut të Prokurorisë së Vlorës shkojnë në rreth 8 milionë dollarë.
Në njoftimin e dy ditëve më parë Prokuroria e Vlorës zbardhi edhe skemën e fallsifikimeve dhe tjetërsimit të pronave që niste me nxjerrjen nga disa prej zyrtarëve të akuzuar të dokumenteve origjinale të marrjes së pronësisë së tokës sipas ligjit 7501 që administroheshin në arkivën e Zyrës së Tokës pranë Qarkut Vlorë.
Më pas, sipas Prokurorisë, dokumentet riprodhoheshin, tjetërsoheshin me korigjime,fshirje dhe metoda të tjera duke shtuar në to sipërfaqe fiktive të tokës në bregdet dhe bëhej rikthimi në arkiv të Zyrës së Administrimit dhe Mbrojtjes Tokës i dokumenteve të fallsifikura.
Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se këto dokumente të fallsifikuara më pas u përcilleshin nga zyra e Administrimit të Tokës në Qarkun Vlorë në rrugë zyrtare si “kopje e njësuar” personave të interesuar, bashkisë Himarë ose Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë, me qëllim për t`u përdorur më pas për dhënien e akteve të reja të pronësisë dhe hipotekimin e tyre pranë Agjensisë Shtetërore të Kadatërs në Vlorë.
Prokuroria e Vlorës tha se lidhur me këtë procedim penal, hetimet vijojnë, për pasuritë e ndodhura në zonën e Dhërmiut, Gjilekës, Jalit dhe të Livadhit, për evidentimin e rasteve të tjera të përfituara në mënyrë të paligjshme, si dhe për veprimet e nëpunësve shtetërore, të cilët kanë kryer veprime lidhur me regjistrimin e këtyre pasurive./VOA

Të tjera
-
Gashi: Vazhdimi i përpjekjeve për të cenuar rendin Kushtetues është i dëmshëm veçanërisht për VV
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se i takon p...
-
Ndërprerjet e energjisë elektrike prekin mbi 15,000 njerëz në të gjithë Teksasin
Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë prekur 15,070 persona në të gjithë sht...
-
Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren
Eguen Cakolli nga KDI ka reaguar pas dështimit të një tjetër seance konstitui...
-
Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut
Një fëmijë është mbytur mbrëmjen e sotme në një pishinë familjare në fshatin ...
-
Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e ka përsëritur qëndrimi...
-
Kadrijaj: Albin Kurti është bllokues, Lëvizja Vetëvendosje është bllokuese
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se bllokuesit e Kuvendit të Kosov...
-
Krasniqi: Gjykata ta vlerësojë sa më parë lëndën, të bie poshtë insistimi për votim të fshehtë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të 42-të të konst...
-
Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri
Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku – Sadriu, pas dësht...
-
Çitaku: Kuvendi sot është peng i kokëfortësisë së Kurtit dhe Haxhiut
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Kuvendi i Kosovës është peng i ...
-
S’ka kompromis e as konsensus, dështon sërish konstituimi i Kuvendit
Ka dështuar për të 42-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Deputetë...
-
Kërcënimi me bombë erdhi nga Serbia
Burime të sigurta të Klan Kosovës kanë bërë të ditur se alarmi për bombë që e...
-
Nis vazhdimi i 42-të i seancës konstituive
Me deklarimin e kryesuesit të seancës, Avni Dehari, ka nisur vazhdimi i 42-të...