Shqetësuese/ Këto janë paratë e tjera false përpos 2 eurove
Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 05 December 2023
Paratë e falsifikuara po qarkullojnë kudo në Kosovës. Lidhur me këtë problem kanë folur nga Shoqata e Bankave të Kosovës, ku nga statistikat e dërguara, monedha 2 euro është në masë më të madhe.Shoqata e Bankave të Kosovës në një përgjigje për Gazeta Blic kanë theksuar se përpos 2 euro, paratë e falsifikuara janë edhe 50 euro dhe 20 euro.
“Ne i kemi mbledhur disa statistika sa i përket qarkullimit të monetave false per tremujorin e tretë, dhe shihet se banknotat prej 50 euro dhe 20 euro dominojnë sa i perket parasë së falsifikuar. Kemi diku rreth 161 banknota prej 50 eurove që kanë qarkulluar dhe 90 banknota prej 20 eurove, e pastaj të tjerat përbejnë një numër më të vogël. Kurse sa i përket monedhave të metalta më e shpeshta është ajo prej 2 Euro, ka 5722 monedha te tilla dhe 177 monedha 1 euroshe, gjate ketij tremujori të fundit”, kanë njoftuar Shoqata e Bankave të Kosovës.
Tutje kanë njoftuar se kjo dukuri e falsifikimit të parave është e përhapur kudo në botë.
“Dukuria e qarkullimit të parave të falsifikuara në treg është një problem i vazhdueshëm në shumë vende dhe sisteme ekonomike te botës. Shoqata e Bankave të Kosovës mbledh statistikat për të monitoruar këtë dukuri negative edhe në Kosovë. Shoqata e Bankave të Kosovës bën fushata informuese çdo vit ku inkurajojmë dhe informojnë qytetarët të përdorin sa më shumë shërbimet e pagesave digjitale si një mënyrë e mirë për të shmangur paratë e falsifikuara. Ndërsa, institucionet shtetërore luftojnë këtë dukuri si dhe përcaktojnë veprimet që duhet të ndermirën nga qytetarët dhe bizneset që hasin në para të falsifikuara”, kanë thënë nga Shoqata e Bankave të Kosovës. Shqetësuese përpos 2 eurove false në treg edhe 1 euro 50 dhe 20 euro falsePër këtë çështje edhe disa shitës dhe qytetarë të pyetur nga Gazeta Blic, janë shprehur të shqetësuar për këtë çështje.
Të tjera
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
U vendosën në mënyrë të fshehtë. Por Policia e Kosovës, për tre ditë radha...
-
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës
Sot nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka një...
-
“16 Ditët e Aktivizmit”, fillon sot fushata kundër dhunës me bazë gjinore
Sot nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë, fillon fushata globale “16 Di...
-
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojmë shpifjet e Faton Pecit
Korporata Bujqësore “KRUSHA” bashkë me Fahrije Hotin, sot do të mbajnë konfer...
-
Ekspertët: Zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Deputeti i GUXO-s: Sjellja e Faton Pecit ka qenë rrënuese për partinë GUXO
Deputeti Burim Meta në “Reel Talk” tha se Faton Peci, i cili është kryetar i ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca sot e pret në takim homologun e tij nga M...
-
Mot kryesisht i qëndrueshëm gjatë kësaj jave
Fillimi i javës parashihet të jetë me mot kryesisht të qëndrueshëm, ndërsa ng...
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...