Lajme

Shqetësimi SHBA-BE, refuzimi mund të sjellë pasoja

Autori: Gazeta inFokus 20:52 | 30 October 2022

Pika e pestë e mbledhjes së 103-të të qeverisë kosovare, shqetësoi amerikanët dhe evropianët.

BE dhe ShBA u shprehën të zhgënjyera se ekzekutivi nuk po dëgjon kërkesën e tyre për shtyrjen e zbatimit të vendimin për targat ilegale serbe, heqjen e të cilave e shkallëzoi.

Me gjithë këtë reagim, njohësi i zhvillimeve politike, Nexhmedin Spahiu, pret që partnerët e Kosovës të tolerojnë këtë ‘JO’ të Qeverisë, por situata do të ndërronte sipas tij, nëse kjo përsëritet.

-Advertisement-

Një refuzim me adresë nga Kosova, amerikanëve u kishte shkuar edhe vitin e kaluar.

Qeveria nuk pranoi projektin e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për gazin, që zëvendësua në atë me bateri.

Kërkesë më e fuqishme e ndërkombëtarëve ishte ajo për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe, që s’e pranonte ish kryeministri, Ramush Haradinaj.

Kundër kërkesave të partnerëve, Kosova kishte vepruar edhe kur po provohej shfuqizimi i Gjykatës Speciale, tentim që dështoi pas reagimit të ashpër të ambasadorëve të QUINT-it.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera