Sport

Shqetësimi i legjendës franceze: Messi i izoluar, PSG e ndërtuar rreth Mbapessë

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 26 October 2021

Në ndeshjen e PSG-së kundër Olimpikut të Marsejës, Lionel Messi u aktivizua titullar, pjesë sektorin e djathtë të sulmit, por ai u pa shumë pak aktiv në këtë klasike të futbollit francez. Një futbollist legjendë, ish-shok skuadre me 6 herë fituesin e Topit të Artë, siç është Thierry Henry, në analizën që i bëri performancës së Leos u shpreh i shqetësuar për faktin se ende nuk po sheh Messin që ai dëshiron te PSG.

“Ai është i izoluar, e prek topin më pak. Nuk do të thosha se është i trishtuar, por është i izoluar. Preferoj ta shoh atë në bosht. Po kalon një moment të keq, në bosht ai mund t’i japë më shumë ritëm lojës. Duhet të gjejmë diçka që ata të luajnë bashkë (Messi, Mbappé dhe Neymar). Nuk mendoj se mund të bëjë ndonjë ndryshim nga e djathta, megjithëse nuk i kam të dhënat e sakta në nivel taktik. Nuk mund të ndikojë. Merr pjesë më rrallë në manovrën sulmuese”.

Hierarkitë te PSG janë të qarta. Për momentin, Henry mendon se ekipi është ende i ndërtuar rreth Mbappésë. “Messi nuk flet shumë, ai flet me topin. Për momentin, është skuadra e Kylianit. Është pikërisht Mbappe që e bën të shkëlqejë. Topi shkon më shumë drejt Kylianit. Në një moment duhet të jetë vetëm një drejtues, përndryshe nuk mund të luash me të njëjtin ritëm. Dhe në këtë skuadër, ka shumë liderë”, – shpjegon i shqetësuar Henry.

-Advertisement-

Me këto fjalë, ish-lojtari i përfaqësueses francez i dërgon një mesazh Pochettinos. Atij nuk i pëlqen mënyra se si trajneri argjentinas po përshtat Messin në skuadër, edhe pse sigurisht nuk është aspak e lehtë që këta lojtarë të luajnë njëkohësisht në të njëjtën skuadër. Kundër Marsejës u vu re qartë. Messi, për të mos e zhbërë sistemin e lojës, qëndroi gjithmonë në anën e djathtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera