Shpresat e fundit për të nxjerrë të mbijetuar nga tërmetet në Turqi dhe Siri
Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 14 February 2023
Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën e tyre edhe të marten, për të nxjerrë njerëz nën rrënojat në tre provinca të prekura rëndë nga tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë javën e kaluar.
Numri i të vdekurve nga tërmetet me magnitudë 7.8 dhe 7.5 që tronditën Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore më 6 shkurt, kaloi shifrën prej 35,000 njerëzisht, teksa ekspertët paralajmërojnë se ky numër do të rritet.
Ekspertët thanë se dritarja për të gjetur të mbijetuar po mbyllet.
Tre persona u shpëtuan nga një ndërtesë që është shkatërruar në qendër të Kahramanmaras, pranë epiqendrës, të marten, rreth 198 orë pas tërmetit.
Gjendja shëndetësore e të mbijetuarve nuk dihet ende.
Në Siri, presidenti Bashar Assad ra dakord të hapë dy pika të reja kalimi nga Turqia në veriperëndim të vendit të kontrolluar nga rebelët për të ofruar ndihmën dhe pajisjet e nevojshme për miliona viktima të tërmetit, njoftuan Kombet e Bashkuara të hënën.
Vendkalimet në Bab Al-Salam dhe Al Rae do të hapen për një periudhë fillestare prej tre muajsh.
Deri më tani, OKB-së i është lejuar të dërgojë ndihma në zonën e Idlibit vetëm përmes një kalimi të vetëm në Bab Al-Haua.
Kombet e Bashkuara kanë qenë nën presion të madh që të dërgojnë më shumë ndihma dhe pajisje të rënda në veriperëndimin e Sirisë të kontrolluar nga rebelët, me të mbijetuar që u mungojnë mjetet bazike për të gërmuar për të mbijetuar të tjerë, teksa numri i të vdekurve është në rritje.
Avioni i parë me ndihma nga Arabia Saudite, me 35 ton ushqime, u ul në aeroportin e Alepos të mbajtur nga qeveria të martën në mëngjes, sipas mediave shtetërore siriane.
Arabia Saudite ka mbledhur rreth 50 milionë dollarë në një fushatë publike për të ndihmuar Turqinë dhe Sirinë. Disa vende të tjera arabe kanë dërguar avionë të ngarkuar me ndihma në Sirinë e kontrolluar nga qeveria, duke përfshirë Jordaninë dhe Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Algjerinë, Irakun, Omanin, Tunizinë, Sudanin dhe Libinë. Të gjitha këto vende i kanë dorëzuar ndihmat në Damask.
Tërmeti preku 10 provinca në Turqi, ku jetojnë rreth 13.5 milionë njerëz, si dhe një zonë të madhe në Sirinë veriperëndimore, që është shtëpi e miliona njerëzve.
Më shumë se 41 mijë e 500 ndërtesa u shkatërruan ose u dëmtuan shumë, tha ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit të Turqisë. Nën ato ndërtesa ka trupa dhe numri i të zhdukurve mbetet i paqartë.
Shumë në Turqi fajësojnë ndërtimin e gabuar për shkatërrimin e madh. Turqia ka rregulla ndërtimi që plotësojnë standardet e inxhinierisë së tërmeteve, por ekspertët thonë se këto rregulla zbatohen rrallë.
Numri i të vdekurve në Turqi ishte 31,643 të hënën. Zyrtarët kanë ulur frekuencën e përditësimeve të numrit të vdekjeve dhe tani lëshojnë përditësime më të mëdha një ose dy herë në ditë.
Numri i të vdekurve në rajonin veriperëndimor të kontrolluar nga rebelët ka arritur në 2,166, sipas grupit të shpëtimit Helmetat e Bardha, ndërsa 1,414 njerëz kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria, sipas Ministrisë siriane të Shëndetësisë në Damask. Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Siri është 3,580.
Kabineti i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan ka planifikuar një takim të marten, ku do të adresohet tërmeti shkatërrues./rel
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...
-
Bedri Hamza uron Festën e Krishtlindjes: Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pri...
-
Osmani uron Krishtlindjet: Të kujdesemi për ata që presin ndihmën tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet. ...
-
Gjysmë orë është pritja për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë
Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardh...
-
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, uruar krishtlindje...
-
Rrëqeth Vlora Dumoshi me lot në sy tregon se çfarë tha babai i saj para se të ndërronte jetë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Vlora Dumoshi, ka rrëfyer si asnjë...
-
Falja e të burgosurve nga Presidentja, SHKK dërgon 94 kërkesa
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se deri më 13 dhjetor janë d...