Shprehitë që ua mundësojnë të keni jetë të lumtur
Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 16 July 2017
Profesori Karl Pillemer, nga Universiteti Cornell, për nevojat e librit të tij “30 leksione për jetë – Këshilla të provuara dhe përjetuara të amerikanëve më të mençur”, ka veçuar pesë sekrete mjaft të thjeshta të njerëzve, që jetojnë gjatë.
Profesori Pillemer ka analizuar mënyrën e jetës së njerëzve, që jetojnë gjatë dhe duke biseduar me 1,500 persona të moshave prej 70 e deri mbi 100-vjeçarë.
Mbajeni mend që jeta është e shkurtër!
Profesori Pillemer studimin e ka filluar me një pyetje ë thjeshtë: “Cilat janë leksionet më të rëndësishme që i keni mësuar gjatë jetës? Të anketuarit janë marrë me punë të ndryshme gjatë jetës, kanë pasur status e të ndryshme të pasurisë dhe familjes. Por, të gjithë e kanë dhënë një përgjigje të njëjtë: Jeta është e shkurtër, transmeton Telegrafi.
Bëjeni punën që e pëlqeni!
Shumë nga të anketuarit e tij kanë kaluar nëpër kohëra shumë të vështira ekonomike, por megjithatë të rinjtë i kanë këshilluar që të , sigurojnë vende të sigurta të punës, si dhe punë që paguhen mirë. Këshilla e tyre: Bëjeni punën në të cilën kënaqeni!
Kujdesuni mirë për shëndetin!
Kronologjia moderne, mënyra jo e shëndetshme dhe stresuese e jetës nuk do të thonë se do të vdesim më shpejt, por që reduktohet kualiteti i jetës. Ndërsa në vend të këshillës së llojit “Hani shumë pemë, mos pini duhan, flini herët” pjesëmarrësit e studimit në pyetjet lidhur me kujdesin shëndetësor kryesisht kanë dhënë të njëjtën përgjigje: Silluni ndaj trupit tuaj, sikur të keni nevojë për të në 100 vitet e ardhshme.
Jini të lumtur përkundër kohërave të vështira!
Studimi ka zbuluar edhe se sa është e rëndësishme që të dihet që vetë jemi përgjegjës për lumturinë tonë. Profesori Pillemer thotë se si poenta është në faktin që pjesëmarrësit e studimit edhe e kanë përjetuar një gjë të tillë. Ata i këshillojnë të rinjtë, të cilët në njëfarë mënyre jetën e tyre e vendosin në pritje, duke planifikuar që një ditë do të jenë të lumtur kur ta përfundojnë fakultetin, kur do të kenë familje, kur të punësohen, etj, që thjesht të kënaqen me të sotmen, përkundër kohërave të vështira.
Është e pakuptimtë që të ndieni keqardhje për të kaluarën
Pjesëmarrësit e studimit e kanë befasuar paksa profesorin Pillemer me përgjigjen në pyetjen se për çfarë ju vjen më së shumti keq në jetë? Edhe pse ka pritur përgjigje të lidhura me afera martesore, varësi të ndryshme, punë të dyshimta e gjëra të ngjashme, ka marrë përgjigje krejtësisht tjetër. “Më vjen keq që kam kaluar aq shumë, duke u brengosur dhe duke pasur brejtje të ndërgjegjes”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...