Lifestyle

Shprehitë pozitive që jua ndryshojnë jetën për mirë

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 04 December 2017

Ndoshta mund t’ju duket e pabesueshme, por faktikisht jetës tuaj mund t’i jepni drejtim të duhur vetëm duke i ndryshuar disa shprehi të caktuara.

Telegrafi më poshtë ju sjell disa nga shprehitë pozitive të cilat, siç e ka dëshmuar edhe shkenca, do të ndikojnë për mirë në jetën tuaj:

1. Besoni karmës. Por kur të bëni ndonjë vepër të mirë, bëjeni nga zemra, e jo sepse pritni që diçka e mirë t’ju ndodh më vonë.

-Advertisement-

2. Bëni punë vullnetare. Ajo orë të cilën e shpenzoni duke i vizituar të moshuarit apo duke u mësuar gjëra fëmijëve jetimë, mund t’jua ndryshojë kahjen e jetës në një mënyrë që se keni imagjinuar asnjëherë më parë.

3. Pajtohuni me emocionet tuaja. Ne jemi krijuar për t’u ndjerë të lumtur, të frikësuar, të dëshpëruar, zhgënjyer, dashuruar, etj. Ajo çfarë na bën neve të mirë, është t’i pranojmë emocionet tona dhe të kemi durim!

4. Mos u ankoni. Mjaft më me ankesa, mos u bëni për të pasur tjerët mëshirë për juve, por ngrijeni veten lart dhe luftoni për çdo qëllim tuajin!

5. Gjykoni më pak, pranoni më shumë. Gjithsecili e ka një histori prapa vetes, një betejë të çfarëdo lloji, për të cilën askush se di. Është e rëndësishme ta mbani në mend këtë dhe të mos i paragjykoni njerëzit.

6. Meditoni. Nuk ka mënyrë më të mirë sesa meditimi për t’u lidhur me trupin dhe për t’u mësuar të kujdeseni për veten emocionalisht, mendërish dhe fizikisht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera