Shpiket ekrani LED që gjen përdorim në mjekësi
Autori: Gazeta inFokus
17:18 | 19 February 2018
Një ekran tejet i hollë, i lakueshëm si një garzë, që mund të ngjitet në sipërfaqen e dorës për të marrë dhe dërguar mesazhe.
Kjo është shpikja e një pedagogu japonez, i cili ëndërron ta shohë këtë krijim të tijin të gjejë përdorim kryesisht në fushën e mjekësisë.
”Pajisja me trashësi rreth një milimetër i mundëson pacientit trasmetimin në distancë të të dhënave mjekësore mjekut të tij”, shprehet hulumtuesi, Takao Someya, pedadog në Universitetin e Tokios.
I ngjitur mbi pëllëmbë apo pjesën e pasme të dorës, pajisja mund të përdoret për të dërguar mesazhe tek pacientët një formë kujtese për të mos harruar marrjen e ilaçeve apo për t’i mundësuar komunikimin në distancë nipërve me gjyshërit e tyre.
“Nëse e vendosni pajisjen në lëkurë, ju jep përshtypjen sikur është pjesë e trupit tuaj, edhe kur i dërgoni mesazhe dorës tuaj, ju ndiheni emocionalisht më afër dërguesit”, thekson ai.
Akademiku thekson se shpikja e tij është kryesisht e dobishme për Japoninë me një popullsi që po shkon drejt plakjes, pasi kjo do të mundësojë një monitorim të vazhdueshëm dhe jo invaziv te personat e moshuar.
Pamjet apo mesazhet shfaqen në një rrjetë mikro-LED, të lidhura me kabuj elastikë dhe të mbështjella në një fletë kauçuku. Pajisja përfshin gjithashtu një sensor mjaft të lehtë dhe një sistem komunikimi pa tela.
Pajisja, e zhvilluar në partneritet me gjigantin japonez të printimit “Dai Nippon” do të prezantohet këtë fundjavë në takimin e përvitshëm të Shoqatës Amerikane për Avancimin e Shkencës në Teksas. Ky produkt pritet të hidhet në treg brenda tre vitesh. /albeu.com/

T� tjera
-
“Krim kundër Ulpianës”, Drita Hajdari kritikon ashpër Përparim Ramën
Ish-prokurorja Drita Hajdari ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të ...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, planifikohet interpelanca me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet nesër me ç’rast ka...
-
Sulm me dron në Irak: Ndërpritet prodhimi në fushën e gazit Khor Mor
Një sulm me dron ka ndërprerë prodhimin në fushën e gazit Khor Mor, në rajoni...
-
39-vjeçari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt
Një 39-vjeçar është gjobitur me 500 euro pasi kishte ndezur mbeturina në fsha...
-
Koalicioni Shqiptar merr 10 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Dolëm të parët
Koalicioni Shqiptar, i udhëhequr nga Enkel Rexhepi, ka dalë i pari në zgjedhj...
-
224 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes, 122 milionë për investime kapitale
Ndërrojmë temë të informacionit. Nga mbi 224 milionë euro të parapara për Min...
-
Gara e AI-së për energji: Anthropic siguron marrëveshje prej 3.4 miliardë dollarësh, sipas FT
Kompania e inteligjencës artificiale Anthropic ka lidhur një marrëveshje prej...
-
Bisedime për Ukrainën në Abu Dhabi: Edhe Evropa në tryezë
Përfaqësuesit evropianë do të marrin pjesë në bisedimet për Ukrainën që prite...
-
Hormuzi nën tension: Raportohen goditje ndaj anijeve, negociatat SHBA–Iran vazhdojnë
SHBA-ja dhe Irani kanë raportuar incidente të reja me anije në Hormuz dhe Gji...
-
Lidhje intime dhe dyshime për spiunazh: Zbulimet për kreun e Nvidia-s trazojnë Amerikën
Një marrëdhënie e dyshuar mes drejtuesit të Nvidia-s, Jensen Huang, dhe një b...
-
Rinesancës i jepet lamtumira e fundit të martën në Prishtinë
Të martën e 10 nëntorit do t’i jepet lamtumira e fundit artistes shqiptare, R...
-
Vdes ish-futbollisti Xhevat Prekazi
Ish-futbollisti i njohur Xhevat Prekazi ka vdekur të dielën, më 8 nëntor 2026...




































