Lajme

Shpezëtarët: Po presim analizat nga AVUK për vezët nga Shqipëria

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 13 June 2017

Shoqata e Shpezëtarëve të Kosovës nuk ka arritur marrëveshje me zyrtarë të AVUK-ut ndonëse janë takuar sot për më shumë se një orë.

Shoqata e Shpezëtarëve ka protestuar sot para AVUK-ut, me kërkesë që të ndalohet importi i vezëve nga Shqipëria pasi që sipas tyre po dëmtohen prodhuesit vendor.

Kryetari i Shoqatës Agim Sahiti tha se do të marrin dëshmitë nga AVUK-u për analizat e vezëve nga Shqipëria dhe sipas tij nëse rezultatet e analizave dalin të jenë të gjitha në rregull, atëherë mbetet problemi tek mungesa e zbatimit të marrëveshjes se CEFTA-s e që ka të bëjë me dampingun që ndërmarrja nga Shqipëria po përdor në eksportin e vezëve në Kosovë.

-Advertisement-

Zëdhënësi i AVUK-ut Lamir Thaçi tha se shqetësimet e fermerëve që po protestojnë, më shumë kanë të bëjnë me çmimet,  ngase sipas tij vezëve të importuara u janë bërë analizat dhe që të gjitha kanë rezultuar negative.

E për këtë ai tha se problemi mbetet vetëm çmimi, ndërsa shtoi se do të dalin me përgjigje për pyetjet e tjera të parashtruara nga fermerët e që kanë të bëjnë me analizat laboratorike që iu bëhen vezëve.

Deri më tani, nga janari i këtij viti, Thaçi tha se janë importuar pesë ngarkesa me vezë nga Shqipëria dhe një nga Maqedonia, ndërsa tri prej tyre u janë bërë analizat të cilat kanë qenë negative.

Ndërsa Shoqata e Shpezëtarëve të Kosovës, u tha se do të kërkojë  llogari nga Ministria e Tregtisë për shkeljet që janë bërë ndaj Ligjit Anti-dumping.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera