Lajme

Shpëtohen turistët e bllokuar në Jezercë

Autori: Gazeta inFokus 20:44 | 25 June 2023

Janë gjendur në gjendje të mirë shëndetësore dy turistë të huaj të humbur në Majën e Jezercës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.

Efektivët e kërkim-shpëtimit ndihmuan dy turistë të huaj, të cilët ishin bllokuar në lartësinë 2500 metër, në malin e Jezercës për shkak të motit të keq. Ata u shpëtuan me ndihmën e helikopterit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në postimin e tij.

-Advertisement-

Ndërkohë, gjetjen e dy personave e kanë konfirmuar edhe nga Shërbimi i Kërkimit-Shpëtimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera