Shpëtimtarët nga Kosova shpëtojnë nga rrënojat një 3-vjeçare në Turqi

Autori: Gazeta inFokus
19:34 | 14 February 2023
Shpëtimtarët nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim njoftuan se kanë arritur që të shpëtojnë një vajzë 3-vjeçare, që ishte bllokuar nën rrënoja në Hataj të Turqisë.
Nga tërmetet e fuqishme më 6 shkurt në Turqi dhe Siri, mbi 35.000 persona kanë vdekur.
Pavarësisht se ka kaluar kohë e gjatë që nga tërmetet, ekipet e shpëtimit ende po nxjerrin persona të gjallë nga rrënojat e ndërtesave të shembura.
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim po ashtu një ditë më parë ka ndihmuar në shpëtimin e një 26-vjeçareje në Hataj.
Përveç pjesëtarëve të kësaj shoqate, në Turqi është edhe një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ky kontingjent përbëhet nga specialistët e kërkim-shpëtimit urban, personel mjekësor ushtarak dhe qen të kërkim-shpëtimit.
Pjesëtarët e FSK-së deri më tani kanë arritur të shpëtojnë katër persona, që kishin qenë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura në Turqi.
Pas tërmeteve prej 7.8 ballësh dhe 7.5 ballësh – që u përcollën edhe me goditje të tjera të fuqishme – në Turqi mbi 70 shtete nga e mbarë bota kanë dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit./REL

Të tjera
-
Katër persona lëndohen si pasojë e një aksidenti në Gllamnik të Podujevës
Foto ilustrim Në fshatin Gllamnik të Podujevës ka ndodhur një aksident të ...
-
Shala: Politikat e Kurtit për energjinë po ndajnë qytetarët e Kosovës në dy kategori
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka kritikuar as...
-
Vuçiq: Në kokën time po lindin mendime të këqija
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë një intervistë alarmante në ...
-
Abdixhiku udhëton në Valencia të Spanjës, merr pjesë në Kongresin e EPP
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka udhëtuar sot d...
-
Berisha: I kemi thënë Kurtit se ne duam marrëveshje, por momentalisht nuk kemi
Deputeti nga rradhët e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha tha në Klan...
-
Kurti nga posta në Leposaviq: Ndoshta me ja çu nga një letër partive opozitare – votone Albulenën
Gjashtë herë radhazi ka dështuar konstituimi i Kuvendit sepse Lëvizja Vetëven...
-
Rama i shkruan sërish letër Muratit, kërkon alokimin urgjent të buxhetit të Kryeqytetit për vitin 2025
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka drejtuar një letër urgjente Minist...
-
Urdhërarresti ndaj Radoiçiqit dhe 19 të tjerëve- dyshohen për vrasjen e 106 civilëve shqiptarë që u gjetën në një varrezë masive në Serbi
Gjykata Themelore në Prishtinë më 27 mars 2025 ka lëshuar urdhërarrest ndaj M...
-
ZRrE thotë se tarifat e reja vlejnë për të gjithë furnizuesit përfshirë dhe Elektrosever
Zyra e Rregullatorit për Energji ka lëshuar një njoftim që flet për rritjen e...
-
Grenell përgënjeshtron zëdhënësin e Berishës se ka lobuar për takim mes Ramës e djalit të Trumpit
Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale,...
-
PDK s’ndryshon qëndrim, Blerta Deliu: As nesër nuk e votojmë Albulena Haxhiun
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, ka konfirmuar se partia e saj do të m...
-
Zhvillimi ekonomik i Gjilanit, ambasadori i BE-së në Kosovë takohet me presidentin Vranovci
Sot, Këshilli i Bizneseve të Rajonit të Gjilanit, nën kryesimin e presidentit...