Lajme

Shpërthimi në Pejë, Policia arreston 31-vjeçarin

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 07 September 2023

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar F.S (31-vjeç), nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se më 23 korrik 2023, Policia rreth orёs 04:30 ishte njoftuar se nё rrugën “Jeton Dedushaj” nё Pejё ka ndodhur njё shpërthim.

“Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë i janё pёrgjigjur rastit, aty ёshtё vërejtur se shpёrthimi ka ndodhur para derёs sё shtёpisё sё viktimave dhe si pasojё dy vetura janё dёmtuar, mirëpo pasoja nё njerёz nuk ka pasur. Nё vazhdën e hetimeve tё zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, sot me datё 07.09.2023, nё bazё tё urdhёresёs sё Gjykatёs themelore nё Pejё, ёshtё bёrё bastisja e shtёpisё dhe objekteve pёrcjellёse tё personit tё dyshuar: F.S. i lindur më 1992 kosovar/shqiptar”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Sipas Policisë, i dyshuari ёshtё arrestuar dhe të njëjtit i ёshtё sekuestruar edhe automjeti i tij i cili dyshohet se ёshtё përdorur nё rast.

Bëhet e ditur se personi i dyshuar ёshtё intervistuar nga hetuesit ne prezencë tё avokatit mbrojtës dhe me vendim tё Prokurorit tё Shtetit ёshtё ndaluar pёr 48- orё.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera