Lajme

Shpërthimi i fisheḳzjarreve në Prizren: 25-vjeçari në gjendje të rëndë (PAMJE)

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 06 January 2025

Viti i ri nuk nisi mirë në Prizren, pasi një pikë shitjeje e mjeteve piroteknike në qytet u përfshi nga një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë, një 25-vjeçar nga fshati Zhur, i cili punonte si shitës në këtë pikë, ka pësuar lëndime të rënda.

I riu ndodhet në gjendje kritike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, me njërën dorë të amputuar dhe djegie të rënda në trup, njofton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Sipas familjarëve, ai mund të transferohet sot për trajtim të specializuar në Turqi.

Shpërthimi, që dyshohet se u shkaktua nga ndezja aksidentale e një mjeti piroteknik në vendin e ekspozuar, ka dëmtuar rëndë edhe objektet përreth.

Qytetarët fillimisht menduan se bëhej fjalë për një tërmet, por më vonë u kuptua se ishte shpërthim nga fishekzjarrët.

Gazetari Nuhi Salihu raportoi për këtë ngjarje në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Ndiqeni për më shumë detaje në videon e mëposhtme:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera