Lajme

Shpërthim tritoli në Fushë Krujë/ Familja kalon momente paniku

Autori: Gazeta inFokus 08:20 | 05 November 2021

Një familje në fshatin Zallë të Fushë Krujës u përfshi nga momente paniku pas mesnatës, pasi në portën e jashtme të banesës së tyre shpërtheu një sasi tritoli.

Sipas policisë, një sasi e vogël tritoli iu vendos para portës së banesës në pronësi të E. H., ndërsa shpërthimi u regjistruara rreth orës 00:56, ku fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nuk dihen ende detaje të reja për ngjarjen, ndërsa vijojnë hetimet.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera