Lajme

Shpërthim me shok-bombë në Mitrovicë të Veriut, nuk ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 22:30 | 19 June 2023

Një shpërthim është dëgjuar sonte prapa Shkollës së Mjekësisë në Mitrovicë të Veriut.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani, ka bërë të ditur për Telegrafin se një shok-bombë ka shpërthyer në rrugë.

“Nuk ka të lënduar e as dëme materiale”, ka deklaruar shkurt ai.

-Advertisement-

Tensionet në veri të Kosovës janë rritur që nga data 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë u vendosën në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Serbët lokalë po kundërshtojnë vendosjen e kryetarëve, ndërsa kanë tentuar të hyjnë dhunshëm në objektet komunale.

Përgjatë kësaj kohe, grupe kriminale kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës dhe ekipet e mediave nga Kosova e Shqipëria. Ndërsa ditë më parë, forcat serbe kanë kidnapuar tre policë kosovarë brenda territorit të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera