Lajme

Shpërthim me eksploziv në Vlorë, hidhet në erë makina e një 35-vjeçari

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 20 August 2017

Një makinë është hedhur në erë në orët e para të ditës së sotme në Vlorë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen ”Isa Boletini”, ku një automjet ka shpërthyer si rezultat i vendosjes së një sasie lënde eksplozive.

Mjeti tip ”Ford Focus” me targa ”AA 818 KF”, ka qenë i parkuar dhe rezulton të jetë në pronësi të P.S., 35 vjeç, banues në Vlorë. Si pasojë e shpërthimit të mjeti nuk ka pasur dëme në njerëz, vetëm mjeti ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.

-Advertisement-

Ndërsa, mësohet se grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve të kësaj ngjarje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera