Shpërthen një mjet në një lokal në Ranillugë, Policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus
22:42 | 06 August 2023
Një shpërthim ka ndodhur të shtunën në ora 14:15 në lokalin e quajtur “Kod Maksi” në Ranillugë.
Policia e Kosovës ka njoftuar për këtë rast, duke treguar se lokali është e serbit me inicialet Z.M.
”Njësitet policore relevante patrulluese, hetues nga Stacioni Policor Ranillugë, hetues rajonal duke përfshirë Krim Teknikën Rajonale dhe Njësia për trajtimin e mjeteve eksplozive i janë përgjigjur rastit”, thuhet në njoftim.
Më tutje thuhet se “nga vendi i ngjarjes është raportuar se nga ky rast lëndime trupore nuk ka pësuar askush përpos disa dëmeve të vogla materiale”.
”Pronari i lokalit nuk është takuar nga policia pasi i njëjti për momentin gjendet në pushime jashtë Republikës së Kosovës. Rrethanat se si ka ndodhur rasti vazhdojnë të hetohen nga Hetues Rajonal të Policisë në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit”, përmbyllet njoftimi i Policisë së Kosovës.

Të tjera
-
Mënyra e votimit në Kuvendin e Kosovës, nesër AAK-ja i drejtohet Gjykatës Kushtetuse
Gjatë ditës së nesërme deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do ti dr...
-
Osmani: Miqësia me Austrinë mbetet një shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë evropian
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e miqësisë mes Kos...
-
KQZ-ja revokon akreditimin e vëzhguesve në Vorë
Pas konfliktit midis Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamu...
-
Deputetja Jashari kritika Deharit për drejtimin e seancave: S’po i respekton rregullat, procedurat e Kushtetutën
Deputetja e zgjedhur e PDK’së, Sala Jasharit, që si deputetja më e re po i nd...
-
Përfundon një rund “i vështirë por i dobishëm” i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran në Oman
Rundi i katërt i bisedimeve bërthamore mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara k...
-
Zgjedhjet në Shqipëri, pjesëmarrja në votime deri në orën 16:00, këto ja janë qarqet që kryesojnë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen në v...
-
Sherr mes dy personave në qendrën e votimit në Fushë Milot, dyshohet për të shtëna me ar* më
Një sherr mes dy personave pranë një qendre votimi në Fushë Milot dyshohet se...
-
Emri i Fadil Vokrrit, sërish në listën e votuesve në Tiranë
Emri i legjendës kosovare të futbollit, Fadil Vokrri vazhdon të figurojë në m...
-
BE vëzhgon zgjedhjet në Durrës
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ishte ne Durrës ku vëzhgoi nga a...
-
Ramiz Lladrovci shkon për të votuar në Shqipëri
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka votuar në zgjedhjet nacionale të Shq...
-
Voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit, kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ushtruar sot të drejtën e vo...
-
Incidenti me tre të therur në Podujevë, ndalohet një person
Tre persona janë therur me thikë si pasojë e një incidenti që ka ndodhur në o...