Sport

‘Shpërthen’ Jose Mourinho pas humbjes nga Arsenali, ja çfarë thotë për gjyqtarët

Autori: Gazeta inFokus 21:29 | 14 March 2021

Tottenhami ka pësuar humbje në udhëtim te Arsenali me rezultat 2-1, në duelin e vlefshëm për xhiron e 28-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Golat për ‘Topçinjtë’ i shënuan Martin Odegaard (44’) dhe Alexandre Lacazette (64’), kurse për ‘Spurs’ realizoi Erik Lamela (33’).

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, i cili tha se në pjesën e parë kanë qenë më të dobët se kundërshtari.

-Advertisement-

“Në pjesën e parë ne ishim më të dobët, 1-1 nuk është reflektim i asaj që ndodhi në fushë. Ata ishin më intensivë, agresivë, duke lëvizur topin më mirë se ne”, tha fillimisht Mourinho.

Tutje tekniku portugez akuzoi gjyqtarët e takimit për humbjen e skuadrës së tij.

“Gjyqtari bëri një vendim të gabuar, VAR konfirmoi vendimin e gabuar nga gjyqtari. Përpjekja për të qenë i sinqertë dhe pragmatik: pjesa e parë ishte pjesa e tyre. Pjesa e dytë: Michael Oliver dhe Paul Tierney, VAR. Ata vendosën lojën”, përfundoi Mourinho.

Pas kësaj humbje Tottenhami renditet i shtati me 45 pik./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera